Ka ndodhur

Qytetari proteston i vetëm në Fier: Ku është burrëria kur ti vret një vajzë!

Gazeta Si - Një qytetar ka protestuar i vetëm këtë të enjte në Fier pas maakrës së trefishtë një ditë më parë në Tiranë, ku u vranë 3 gra dhe u plagosën 3 të tjera.

I vetëm dhe me një pankartë në dorë , 46-vjeçari Edmond Hoxha ka dalë në qendër të qytetit në formë proteste pas krimeve makabër të Dan Hutrës, i cili u arrestua mbrëmjen e të mërkurës.

“Ku është burrëria kur ti vret një vajzë, motër, nënë?”,  shkruhet në pankartë, ndërsa me lot në sy, Edmondi tregon se vrasjet e grave janë jo vetëm dështim i shoqërisë, por dhe i një sërë mekanizmave që nuk kanë funksionuar në shtet.

“Ata prindër të këshillojnë fëmijët e tyre që nuk preket asnjë vajzë, asnjë motër e asnjë nënë," tha ai. Me lot në sy, Hoxha thotë se vrasjet e kryera nga Dan Hutra janë edhe dështim i sistemit e shoqërisë.

"Të vrasësh tre femra, njeri pa nder, pa besë. Për mendimin tim fajtore është gjithë shoqëria, pastaj vjen shteti që ai doli nga burgu," tha ai.

Ndërkohë sot në Tiranë, është lajmëruar një protestë në orën 17:00, e thirrur nga shoqëria civile për maakrën ku mbetën të vrara 3 gra  dhe u plagosën 3 të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë