Ngjarje

Qytetarët në ditën e pestë të protestës kundër projektit në Zvërnec: 5 pika për qeverinë!

Nga Gazeta ‘Si’-Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi kanë marshuar në Tiranë lidhur me projektin për investim në Zvërnec të Vlorës.

Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Kryeministrisë, ku mbajtën dhe një minutë heshtje në nderim të efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli që humbi jetën në krye të detyrës në Maliq.

Me pankarta në duar qytetarët kërkuan anulimin e projektit, duke shprehur shqetësimet e tyre për ndikimin që ai mund të ketë në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.

Protestuesit kanë paraqitur pesë pika për qeverinë: Dorëheqjen e kryeministrit; Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë; Shfuqizimin e Paketës së Maleve; Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura; Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë