Ngjarje

Qielli i pazakontë blu. “Alienë” në Nju Jorku?

Një shpërthim në një stacion elektrik duket se zhyti në kaos total Nju Jorkun, duke e ndritur qiellin me një dritë të pazakonte dhe duke i bërë të gjithë të mendonin se në qytet kishin zbritur UFO-t.

https://twitter.com/ConEdison/status/1078505216461410304

Bluja e frikshme që ndriçoi qiellin shkaktoi një stuhi spekulimesh në mediat sociale. Shumë shkruanin se nuk bëhej fjalë për shpërthim pasi nuk kishte flakë dhe se autoritetet po mundoheshin te fshihnin të vërtetën.

https://twitter.com/FiettaD/status/1078487944674066432?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1078487944674066432&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-46697994

Të tjerë mendonin se fenomeni u shkaktua nga një anije alienësh, ndërkohë që disa shkruanin se kjo ishte vepër e zotit.

https://twitter.com/miogio81/status/1078488275445264385

Për t’u dhënë fund spekulimeve, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut sqaroi publikun se drita e çuditshme ishte shkaktuar nga një shpërthim transformatorësh në një stacion elektrik të Con Edison në Queens.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë