Lajme

Qeveria mbulon shumicën e shpenzimeve në hotel për të riatdhesuarit

Qeveria do të mbulojë dy të tretën e shumës që do të harxhojnë personat e riatdhesuar nga karantinimi nëpër hotelet.

Kryeministri Edi Rama thotë se kostoja për një person në ditë do të jetë 21 euro, nga të cilat 14 euro do të paguhen nga Qeveria për fjetjen dhe shërbimin me standardet anti-Covid19, ndërsa pjesa tjetër prej 7 eurosh do të paguhet nga vetë personi i riatdhesuar si kosto vetëm për ushqimin.

Të gjithë personat që dëshirojnë të riatdhesohen mund ta bëjnë këtë përmes aplikimit në faqen zyrtare të “Air Albania” duke filluar që prej orës 10:00 të kësaj të enjteje.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157648269351523

Fluturimi i parë parashikohet që të realizohet ditën e shtunë me destinacion Romën. Ndërkohë, kostoja e fluturimit do të jetë rreth 100 euro për person dhe ajo do të paguhet nga vetë emigrantët.

Megjithatë, Kryeministri thotë se çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa për karantinimin në hotel do të jetë fikse për të gjithë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë