Analize

Qeveria e re europiane, Hungaria merr portofolin e zgjerimit

Ursula von der Leyen ka zbuluar zyrtarisht përbërjen e Komisionit të ri Evropian të ardhshëm, duke i dhënë portofolin e zgjerimit Hungarisë. László Trócsányi do të pasojë zyrtarisht Johannes Hahn si Komisioner për Polikat e Zgjerimit, duke marrë kështu në dorë fatin e anëtarësimit të Ballkanit për katër vitet e ardhshme.

Eurodeputeti hungarez shërbeu si ministër Drejtësie në Budapesy nga vitit 2014 deri në 2019-ën. Ai ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese të vendit dhe u bë një figurë mjaft e spikatur gjatë kohës që shërbeu si ambasadori Hungarisë në Belgjikë dhe Francë.

Ai nuk është një anëtar i partisë qeverisëse të kryeministrit Viktor Orban, Fidesz, por kryesoi listën e kësaj partie në zgjedhjet e Parlamentit Europian. Ai perceptohet si një figurë besnike ndaj kryeministrit Viktor Orbán dhe një mbështetës i madh i Ballkanit dhe anëtarësimit të tij në BE.

Përbërja e Komisionit të ri Europian do të kenë nevojë për miratimin e Parlamenti Evropian për të filluar më pas mandatin në nëntor.

Hungaria ka qenë shteti më i zëshëm kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së. Ajo është i vetmi vend i katërshes së Vinshengradit që kufizon Ballkanin dhe ndan një histori të përbashkët me vendet që dikur ishin pjesë e perandorisë Austro-Hungareze. Budapesti ka kembëngulur se do të kryesojë kauzën e zgjerimit të BE-së dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Komisionit të ri.

Së fundmi, ajo ka fajësuar Komisionin Europian se po përpiqet të parandalojë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, duke mos lejuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapin negociatat.

“Komisioni Evropian ka penguar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke ndikuar jashtëzakonisht shumë në sigurinë dhe të ardhmen e Evropës”, tha Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó në margjinat e një takimi me homologët e tij të BE.
Szijjártó këmbënguli se “Hungaria dhe BE-ja kanë interesa ekonomike, strategjike dhe politike” për integrimin e Ballkanit Perëndimor, por se unioni po bllokonte qëllimisht këtë perspektivë.

“Është një hipokrizi. Të gjithë thonë se janë të përkushtuar, por kur bie është fjala për të marrë një vendim, ata nuk guxojnë të veprojnë,” tha ai në qershor kur u hap kapitulli i fundit i negociatave të Serbisë. “Zgjerimi do të ishte përgjigja më e mirë ndaj tensioneve ekzistuese në rajon. Ne në rajon e dimë saktësisht se sa e rëndësishme është paqja dhe qetësia në rajon”, tha Szijjarto.

László Trócsányi dhe Viktor Orbán, Gazeta Si, 10 shtatot 2019

A do të miratohet Trócsányi nga Parlamenti Europian?

Por sipas gazetës britanike “The Guardian”, Komisioneri hungarez përballet me "një udhëtim shumë të ashpër" në Parlamentin Evropian, pasi eurodeputetët paralajmëruan se shkeljet e qeverisë hungareze mbi sundimin e ligjit nuk mund të injorohet.

“Si ministër i Drejtësisë, Trócsányi është konsideruar si “arkitekti” i planeve për sistemin gjyqësor të Hungarisë, i kritikuar gjerësisht për kufizimin e kompetencave të gjyqësorit”, shkruan gazeta, duke theksuar se rekordi i Trócsányi në qeverinë nacionaliste të Hungarisë pritet të ndërlikojë rrugën e tij drejt marrjes së këtij portofoli. “Si ministër i drejtësisë, Trócsányi prezantoi një seri ligjesh që shkaktuan konflikte juridike me Komisionin Europian. Ai mbikëqyri ligjet që miratonin ndjekjen penale ndaj OJQ-ve që ndihmonin refugjatët dhe ligjet që detyruan universitetin e filantropit Xhorxh Soros në Budapest të mbyllte dyert”, thekson “The Guardian”.

Emërtimi i tij është cilësuar gjerësisht si provë e parë për presidenten e re të Komisionit që vjen, Ursula von der Leyen. Eurodeputetja holandeze Sophie Veld është shprehur si zgjedhja e tij nga Orban kishte si qëllim “provokimin e BE-së".

"Duke pasur parasysh rekordin e kësaj qeverie dhe këtij ministri, nuk besoj se ai do ta marrë miratimin në Parlamentin Europain," tha ajo duke iu referuar vlerave themelore të BE për sundimin e ligjit.

Komisionerët e BE-së nuk kanë për qëllim të përfaqësojnë qeveritë e tyre, por shpesh luajnë një rol joformal për promovimin e qasjeve kombëtare në Bruksel.

Eurodeputetja gjermane Birgit Sippel tha se ajo nuk ishte "e lumtur" për këtë zgjedhje, duke shtuar se marrja e portofolit të politikës së jashtme dhe zgjerimit nga Hungaria do të ishte një problem. "Nuk do të ishte ide e mirë t'i jepje atij një profil mbi emigracionin apo çështjet e zgjerimit”, tha ajo.

Komisioni Von der Leyen mund të marrë detyrën vetëm nëse të gjithë komisionerët të marrin miratimin e eurodeputetëve të PE-së. Zakonisht një ose dy komisionerë refuzohen nga parlamenti, pasi eurodeputetët kërkojnë të ushtrojnë fuqinë e tyre.

Por cila është përbërja e Komisionit të ri Europian?

Greqi, Margaritis Schinas, nënkryetari i jetesës evropiane

Detyrat e komisionarit grek do të përfshijnë çështjet e emigracionit. Schinas ishte anëtar i Parlamentit Europian midis viteve 2007 dhe 2009 dhe pjesë e Demokracinë e Re. Ai është i martuar me Mercedes Alvargonzález, një zyrtare e lartë e Parlamentit Europian, duke bërë që të cilësohet shpesh si "burokrat" i BE-së.

Italia, Paolo Gentiloni, portofoli i Ekonomisë

Për këtë portofol u përmendën disa emra nga Mario Draghi dhe e deri tek Federica Mogherini dhe kryeministri italian Giuseppe Conte. Pasi votuesit e Lëvizjes Pesë Yje i dhanë bekimet e tyre qeverisë së re italiane, Conte zgjodhi i-kryeministrin Paolo Gentiloni për të përfaqësuar Italinë në Komisionin Europian.

Holanda- Frans Timmermans , nënkryetar Ekzekutiv për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane

Timmermand humbi garën kundër Von der Leyen por kjo nuk do të thotë që nuk do jetë pjesë e e Komisionit Europian. I njohur për pikëpamjet feministe, ish- ministri i Jashtëm holandez ishte krahu i djathtë i Jean-Claude Juncker. Të dy gjyshërit e tij ishin minatorë. Ai ka katër fëmijë dhe është një kundërshat i aspër i përdorimit të qeseve plastike.

Danimarkë- Margrethe Vestager, Zëvendës Presidente Ekzekutive për Epokën Dixhitale

E njohur ndryshe si gruaja e hekurt e Europës (pas Merkel), danezja dështoi në përpjekjen e saj për t'u bërë Presidente e Komisionit, por pritej të merrte një portofol më të lartë. Donald Trump e ka quajtur si një grua të ashpër e cila e urren SHBA-në për shkak të betejës së saj kundër gjigandëve të teknologjisë. Ish-ministrja daneze është po ashtu frymëzimi kryesor për serialin "Borgen", pasi njihet në Danimarkë si një ministre e fortë e Financave

Paolo Gentiloni, portofoli i Ekonomisë

Austri - Johannes Hahn, Komisioneri i Buxhetit

Shefi aktual i zgjerimit u emërua për një mandat tjetër në Bruksel, pasi mbërriti për herë të parë në selinë e Berlaymont në vitin 2010 si Komisioner. Ai do t'i raportojë drejtpërdrejt Von der Leyen për shpërndarjen e buxhetit.

Belgjikë - Didier Reynders, Portofoli i Drejtësisë

Ish-ministri i Jashtëm i Belgjikës do të marrë përsipër drejtësinë dhe sundimin e ligjit. Ai mori këtë portofol pasi dështoi të merrte kryesimin Këshillin e Evropës, megjithëse vendi i tij nuk ka ende një qeveri pas zgjedhjeve kombëtare të majit.

Bullgari - Mariya Gabriel, Portofoli i Inovacionit dhe Rinisë

Përgjegjës për ekonominë digjitale nën Komisionin e Jean Claude Juncker ishte eurodeputete nga viti 2009 deri në 2017 dhe fitoi e çmimin eurodeputetja vitit dy herë. Ajo përqendrohet në lajmet e rreme, aftësitë dixhitale dhe promovimin e sektorit evropian audioviziv.

Kroaci, Dubravka Šuica, Zëvendës-Presidente e Demokracisë dhe Demografisë

Eurodeputetja Šuica, tani në mandatin e saj të dytë të Parlamentit Europian, është ish-kryebashkiake e Dubrovnikut dhe nënkryetare e PPE-së.

Qipro- Stella Kyriakides, portofoli i Shëndetit

Aktualisht një ligjvënës e PE-së, Kyriakides shërbeu gjithashtu si Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Republika Ceke- Věra Jourová, portofoli i transparencës

Shefja aktual e drejtësisë së Komisionit të Juncker do të marrrë një nga detyrat kyce për qytetarët e vendeve të BE-së, por nuk do të jetë përgjegjëse për sundimin e ligjit, siç ishte spekuluar.

Estonia, Kadri Simson, portofoli i Energjisë

E përshkruar si "tejet e përgatitur", ajo njihet në Talin për besnikërinë e saj ndaj qeverisë estoneze.

Finlanda, Jutta Urpilainen, portofoli i Partneritetit Ndërkombëtar

Urpilainen, ish-ministër i financave, ka punuar si një i dërguari special i BE-së në Etiopi dhe është një figutrë mjaft e vlerësuar në Bruskel.

Franca, Sylvie Goulard, portofoli i Tregut të Brendshëm (gjithashtu mbrojtja dhe hapësira)

Ish-eurodeputetja ka qëndruar për pak kohë në krye të Ministrisë franceze të Mbrojtes, përpara se të jepte dorëheqjen për shkak të një skandali për abuzimin me numrin e asistentëve parlamentarë. Ajo do të mbikëqyrë Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit për mbrojtjen dhe do të udhëheqë bllokun për hartimin e politikës industriale.

Johannes Hahn, Komisioneri i Buxhetit

Irlanda- Phil Hogan, portofoli i Tregtisë

Tsari, ish shefi i Politikave Bujqësore nën udhëheqjen e Juncker po qëndron në Bruksel si shef i ri i tregtisë,

Letonia, Valdis Dombrovskis, Nënkryetari Ekzekutiv për një ekonomi që funksionon për njerëzit dhe shërbimet financiare

Dombrovskis është një nga komisionerëve që është kthyer në BE pas disa vitesh mungesë.

Lituani., Virginijus Sinkevičius, portofoli i Mjedisit dhe Oqeanet

Ministri 28-vjeçar i Ekonomisë në Lituanisë mund të përfundojë si një nga Komisionerët më të rinj që ka marrë ndonjëherë detyrën. Më 22 gusht, parlamenti lituanez votoi në favor të emërimit të tij, falë politikave të tij për mbrojtjen e mjedisit.

Luksemburgu, Nicolas Schmit, portofoli i Punës

Emërtimi i tij u zgjidh me një marrëveshje qeveritare të arritur pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2018 dhe demonstron se sa seriozisht e merr Dukati i Madh emërimin e Komisionerit të tij.

Malta, Helena Dalli, portofoli i Barazisë

Ish-eurodeputetja ajo merr përsipër punën e krijuar rishtazi për barazinë.

Polonia, Janusz Wojciechowski, portofoli i Bujqësisë

Qeveria polake konfirmoi ish-eurodeputetin Janusz Ëojciechoëski si zgjedhjen e saj, Më 27 gusht, ai u tha mediave polake se ishte i lumtur me takimin e tij fillestar me Von der Leyen dhe "të qetë" duke zbuluar se kishte pranuar marrjen e portofolit të Agrikulturës.

Josep Borrell , Përfaqësues i Lartë i BE

Portugalia, Elisa Ferreira, portofoli i Reformave

Duke respektuar kërkesën e Von der Leyen për zgjedhjen e një komisionereje, Kryeministri Antonio Costa propozoi ish-eurodeputeten Elisa Ferreira.

Rumania, Romana Plumb, portofoli i Transportit

Bukureshti paraqiti fillimisht dy emra, Plumb dhe Dan Nica, poe Presidenti Klaus Iohannis zgjodhi ish-eurodeputetet. Ajo do të marrë përsipër portofolin e transportit nga Violeta Bulc.

Sllovakia, Maroš Šefčovič , Nënkryetari për Marrëdhënie Ndërinstitucionale

Zyrtari sllovake po qëndron në Bruksel edhe për një mandat tjetër si Komisioner, pas përpjekjeve të pasuksesshme të Komisionit dhe presidencës Sllovake. Aktualisht ai mbikëqyr Unionin e Energjisë.
Janez Lenarčič (Rinovo)

Sllovenia, Janez Jenarcic, portofoli i Menaxhimit të Krizave

Lenarčič, një diplomat karriere është cilësuar si zgjedhja më e mirë e Sllovenisë ndër vite.

Spanja, Josep Borrell , Përfaqësues i Lartë

Borrell do të zëvendësojë Federica Mohgerinit, Emërtimi i tij nuk është pa polemikë, sidoqoftë, duke marrë parasysh gabimet e tij të mëparshme diplomatike, çështjen Katalanase dhe mosnjohjen e Kosovës.
Suesi, Ylva Johansson, portofoli i Cështjeve të Brendshme

Ish-ministrja suedeze kishte marrë përsipër disa detyra nga Komisioneri aktual Grek, Dimitris Avramopoulos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë