Politike

Qeveria e Kosovës: Rama anuloi mbledhjen në mënyrë të njëanshme, takimin e ngushtë mund ta bënim çdo ditë tjetër

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria e Kosovës.

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë.

Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato.

Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, tha Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë