Nga Gazeta 'SI' - Ministria e Brendshme ka vendosur të krijojë Zyrën e Rikuperimit të Aseteve, pranë Policisë së Shtetit, me qëllim gjurmimin e të ardhurave që vijnë nga krimi.
Sipas dokumentit në konsultim publik, ZRA do të jetë autoriteti që do të gjurmojë dhe identifikojë pasuritë që lindin nga një vepër penale ose veprimtari kriminale, të cilat mund t’i nënshtrohen ngrirjes së përkohshme, sekuestrimit ose konfiskimit nga organet kompetente.
Zyrës do t’i lejohet akses në llogaritë bankare me qëllim parandalimin, zbulimin, hetimin ose ndjekjen penale të veprave penale.
ZRA, thotë drafti, do të mund të veprojë edhe jashtë Shqipërisë, sipas marrëveshjeve që ka shteti shqiptar dhe do të ketë pavarësi operacionale. Ajo do të jetë nën mibkëqyrjen e Policisë së Shtetit, e cila do të mund të emërojë dhe shkarkojë kreun e Zyrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.