Qershori mbyllet me kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta kalimtare mesatare kryesisht gjatë orëve të mesditës në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen që të shkojnë deri në 39 gradë në zonat e ulëta ndërsa në bregdet dhe zonat malore do shkojnë maksimalet deri në 37 gradë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.