Ollie, një qen 6-vjeçar po ndihmon fëmijët në Spitalin e fëmijëve ‘Rady’ në San Diego, Amerikë që të kapërcejnë frikën dhe ankthin që lidhet me marrjen e një vaksine anti-Covid.
Ollie dhe 14 qen të tjerë të Programit të Terapisë së Qenit ‘PetSmart Paws for Hope’ kanë ndihmuar fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç që kur ata u kualifikuan për vaksinën në fillim të këtij muaji.
Në Shtetet e Bashkuara dhe kudo, të rriturit po i rezistojnë vaksinimit nga mosbesimi, mungesa e informacionit apo dhe pyetjeve rreth efekteve anësore të mundshme ose në shumë raste frika e nxitur nga thashethemet e rreme ndërsa fëmijët thjesht kanë frikë se do të lëndohen.
Pritja për të bërë dozën e vaksinës në klinikën e Rady e kishte përlotur 9-vjeçaren Avery Smith. Pastaj Ollie hyri dhe u ul në këmbët e saj.
“Ollie më ndihmoi sepse kisha shumë frikë në fillim nga vaksina por kur pashë qenin më ndihmoi të qetësohesha”, tha Avery.
Para vaksinës, qentë kishin tashmë një “punë” duke u sjellë gëzim pacientëve të shtruar në spitalin e fëmijëve, shumë prej tyre që luftonin me kancerin ose sëmundje të tjera që mund të ndikojnë në gjendjen psikologjike të pacientëve, prindërve të tyre dhe stafit të spitalit.
“Ndonjëherë ka prindër që thonë: “Ai është në gjumë nga operacioni i tij, por a mund ta përkëdheli qenin?”, tha pronarja e Ollie, Kristin Gist, 75 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







