Shendet

Qendrat Tregtare/ Ujë në vend të dezinfektantëve dhe maska sa për të gënjyer kontrollet

“Vendose maskën se do të hyjmë në dyqane dhe nuk i dihet me kë takohemi,” i thotënjëgrua së bijës që e ndjek nga pas nëhyrje të Qendrës Tregtare TEG. Tëgjithëata që hyjnë këtu kontrollohen nëse e kanëtë vendosur maskën për të qenë të kujdesshëm dhe për të respektuar masat anti-Covid-19. Por në brendësi, Gazeta “Si” vëzhgoi se në disa dyqane maskat i mbajnë kot. Ndërsa për distancim fizik – në shumë raste - vështirë se bëhet fjalë. Poashtu në qendra të tjera tregtare, disa shitëse na pohuan se edhe dizifenktantët në hyrje të dyqanevei mbushin thjesht me ujë (në vend të alkoolit), sa për të “gënjyer” kontrollet e autoriteteve shtetërore…
Në TEG njerëzit shtohen dalë nga dalë dhe nuk mund të hyjnë kurrsesi pa u kontrolluar nga roja i sigurimit. Në pamje të parë situata duket e kontrolluar, shishet plastike të dezifektantëve duken kudo dhe të gjithë mund të mendojmë se çdo gjë është nën kontroll, por ka edhe shumë dyqane kur shitëset e mbanin maskën sa për formalitet dhe nuk kishin asnjë kujdes me klientin. Në një nga këto dyqane i cili është shumë i frekuentuar nga qytetarët nuk ruhej distanca sociale dhe maska nuk u kërkohej klientëve.
Fillimisht ndeshem me një shitëse të produkteve kozmetike në një dyqan të vogël po dezinfekton vendin e punës, ndërkohë qëështë e pajisur me maskë dhe doreza. Në moment që më pa u afrua për të më pyetur se “me çfarë mund të më ndihmonte” dhe ishte shumë e gatshme të më tregonte produktet që gjendeshin aty. Duke më treguar produktet ishte gjithnjë ekujdesshme të ruante distancën.
Në të gjitha dyqanet gjenden të afishuara masat qëduhet të respektohehen. Në të gjithë qendrën ka një sërë dyqanesh dhe lokalesh të cilat shërbejnë për qytetarët produkte të ndryshme,por duket se jo të gjitha këto biznese e kanë marrë seriozisht situatën e koronavirusit.
Në njëprejambienteve ku qytetarët qëndrojnë shpesh për të konsumuar, vajza qëqëndronte te kasa për të marrëlekët nuk mbante maskë dhe në banakun e tyre nuk kishte as dezifektantë.

Ndërkohë ka edhe dyqane veshjesh të mëdha të cila ishin më të siguruara. Në hyrje të njërit prej këtyre dyqaneve në qendrën tregtare TEGkishte roje sigurie edhe tek ambienti i tyre, gjithashtu nuk të lejonin të hyje pa maskë dhe të ofronin dhe dizifektantët dhe dorashkat.
Dy burra rreth moshës 40 vjeç më thanë se kishin ardhur për të blerë lodra për fëmijët dhe nuk i kishin marrë me vetë se kishin frikë se qendra tregtare do tëkishe njerëz shumë, sidomos në pjesën e fëmijëve. Hapja e qendrave tregtare nisi që prej 11 majit dhe fillimisht u përcaktua që një qytetar mund të qëndronte vetëm 2 orë, ndërsa u përcaktua se distanca që duhet të mbanin qytetarët duhet të ishte 2 metra si për punonjësit ashtu edhe për klientët. Porkjo gjë nuk vihet re në TEG dhe nëasnjë nga qendrat tregtare që Gazeta “Si” vëzhgoi.

Në një tjetër qendër tregtareqëndodhet pak metra larg qendrës së Tiranës, “Galeria” te ish-kinema “17 Nëntori”, bizneset duket se janë shumë pak të ndërgjegjshëm. Kryesisht në këtë qendër ka shërbime tëkonsumit ushqimor, si piceri, bare, restorante dhe supermarkete. Distancimifizik as që nuk llogaritet në këto ambiente dhe duket që maskat përdoren shumë pak. Përsa u përket dezifektantëve, njëra prej punonjësve në këto ambiente më tregoi se kanë njëdizinfektant kryesor, ndërsa të tjerët që i kishin shpërndarë nëpër ambiente të tjera, ishin të mbushur me ujë, ndërkohë që shihet qartë se higjiena nuk është në nivelin e duhur, për të anashkaluar mundësitë e infektimit.
Përkundrejt këtyre ambienteve, dy qendra të tjera kryesore në qytetin e Tiranës ishin shumë strikte për sa u përket rregullave të përcaktuara. Për shembull në Qendrën “Toptani” dhe Qendrën “Ring”, nuk mund të hyje pa maskë dhe pa kontrolluar temperaturën, ndërkohë që nëpjesën më të madhe të dyqaneve nuk mund të hyje pa dezinfektuar duart, madje ky proces kryehej që tek hyrja e parkimit.
Rastet e të infektuarve me Covid-19, po rriten dita- ditës që nga hapja e masave në fillim të muajit të kaluar dhe qytetarët me të cilët Gazeta “Si” bisedoi ishin të frikësuar dhe deri diku të ndërgjegjësuar.
Diçka tjetër që Gazeta “Si” zbuloi ishte edhe fakti se bizneset, jo vetëm në qendrat tregtare por edhe në vende të tjera në Tiranë, janë të sinjalizuar paraprakisht për kontrollet që ushtrojnë herëpashere autoritetet që mbikëqyrin zbatimin e masave anti-COVID. Dhe këtë na e pohuan të paktën dy-tre pronarë dyqanesh.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë