Qeveria italiane ka garantuar se projekti për emigrantët do të vazhdojë, por kontratat e stafit që menaxhon qendrat e emigrantëve janë anuluar. Kontratat u lidhën nëpërmjet një dege të një ndërmarrje të hapur në Tiranë. Kontrata kapte vlerën e 133 milionë eurove.
Mediat italiane shkruajnë se ndërmarrja ka ndërprerë marrëdhëniet me pothuajse të gjithë punonjësit e punësuar për të menaxhuar qendrat në Shqipëri, të ndërtuara sipas protokollit të nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe Edi Rama.
“Në praktikë, nuk ka më nevojë për punëtorë në qendrat e pritjes dhe dokumenti i marrë nga ne konfirmon përfundimisht dështimin e planit shqiptar të qeverisë italiane”, shkruan media italiane Domani.
Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi siguroi se projekti për Shqipërinë do të ecë përpara “për të zhvilluar potencialin e konsiderueshëm për përdorimin e objekteve, në përpjekje për të shmangur bllokimin e projektit që ekzekutivi e konsideron një model për të gjithë Evropën.
Teksa po ia shpjegonte Kuvendit, njëqind punonjës të organit drejtues morën një letër nga punëdhënësi i tyre: “Ju informojmë se për shkak të një sërë vendimesh gjyqësore kontradiktore që nuk janë në përputhje me udhëzimet e Gjykatës italiane, pezullojmë përkohësisht shërbimin”.
Në komunikatën e nënshkruar, punonjësit u njoftuan se “kontrata e punës ndërmjet ndërmarrjes dhe punëtorëve “do të konsiderohet e përfunduar duke filluar nga data 15 shkurt 2025 deri në një njoftim të dytë”. Dhe, “ndërsa presim një zgjidhje ligjore të qëndrueshme dhe përfundimtare”, përfundon letra, “ju falënderojmë për mirëkuptimin”.
Nuk është e qartë nëse vendimi i ndërmarrjes është nxitur nga prefektura e Romës, autoriteti kontraktor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.