Ka ndodhur

Qëlluan me armë zjarri në ajër në Vorë, arrestohen dy të rinj

Dy të rinj janë vënë në pranga, pasi një natë më parë qëlluan me armë zjarri dhe terrorizuan banorët e fshatit Gjokaj në Vorë.

Policia thotë se kanë qenë banorët ata që kanë denoncuar ngjarjen, ndërsa janë arrestuar: L.Ç., 23 vjeç dhe A.D., 24 vjeç, të dy banues në Shijak.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit të tyre që u gjet në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi një armë zjarri automatik, një sasi të vogël lënde narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme. 

Po ashtu këta dy të rinj janë dhe autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 03 Tetor 2021, ku B.V. ka kallëzuar se është qëlluar me armë zjarri në ajër dhe për pasojë është dëmtuar automjeti i tij. Lidhur me këto ngjarje po vijojnë hetimet nga prokuroria për zbardhjen e plotë të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë