Ka ndodhur

Qëlloi me armë zjarri në ajër për të kanosur 2 persona, pranga 41-vjeçarit në Memaliaj

Gazeta Si - Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e të enjtes rreth orës 19:30 në fshatin Qesarat të Memaliajt.

Policia njofton këtë të hënë se autori i dyshuar i ngjarjes, 41-vjeçari me iniciale F.L., banues në Memaliaj është vënë në pranga.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 41-vjeçari për motive të dobëta ka qëlluar me pushkë në ajër me qëllim kanosjen e 54-vjeçarit me iniciale A.Z. dhe 34-vjeçarit me iniciale E.Z., të afërm të njëri-tjetrit, të dy banues në fshatin Anë Vjosë. Më pas, autori i dyshuar i rastit ka fshehur armën e zjarrit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Qesarat.

Arma e zjarrit u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë