Gazeta Si – Gjykata e Kurbinit ka vendosur të lirojë Van Ricën, anëtarin e Rithemelimit, i cili qëlloi me armë Kastriot Markun të dielën në mbrëmje në selinë e PD-së dega Kurbin.
Togat e zeza vendosën jë masë më të butë sigurie, “detyrim paraqitje” deri në fund të hetimeve.
Rica akuzohet për tre vepra penale “Armëmbajtje pa leje” “Kanosje” dhe prishja e qetësisë publike.
Çështja ndaj tij u gjykua nga gjyqtari Olsi Skrame dhe prokurorja Matilda Fetahu.
Një debat gjatë mbledhjes së Partisë Demokratike në Kurbin çoi në përdorimin e armës pasditen e së hënës.
Shkak u bë një konflikt mes nënkryetarit të PD, Kastriot Marku dhe kandidatit për primare të Kurbinit, Vani Rica.
Shkak për sherrin mes Van Ricës dhe Kasteriot Markut, është bërë kërkesa për shtimin e simpatizantëve në listat e PD që do të votojnë me 4 dhjetor për primaret.
Nga anëtari i PD Van Rica, është kërkuar që të shtohen disa simpatizantë ndërkohë kjo është kundërshtuar nga nën kryetari i kësaj dege Kastriot Marku.
Ishte pikërisht 53-vjeçari Rica i cili qëlloi me armë zjarri në korridoret e degës së PD në Laç. Ai u arrestua nga policia disa orë pas ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




