Ka ndodhur

“Qëllim kryesor efikasiteti i gjykatave”, Soreca: Reforma e drejtësisë duhet të konsolidohet

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka takuar ministrin e ri të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ Soreca ka shkruar se fokusi i diskutimit ishte reforma në drejtësi. Sipas tij, efikasiteti i gjykatave është qëllim kryesor.

“Sot takova ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, z. Ulsi Manja. Reforma e Drejtësisë duhet të konsolidohet tani, dhe efikasiteti i gjykatave dhe pavarësia e magjistratëve janë qëllimet kryesore. Ne diskutuam rolin e institucioneve të verifikimit dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe punën e vazhdueshme në hartën gjyqësore. Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e Bashkimit Evropian.”, shkruan më tej Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë