Shendet

Që kur kemi nisur të pimë qumësht?

A keni menduar ndonjëherë se pse konsumojmë gjithmonë një gotë qumështi në mëngjes? Që kur ka nisur kjo traditë?
Shkencëtarët kanë zbuluar prova se, konsumimi i qumështit ka filluar shumë kohë para erës sonë. Ekipi i studiuesve identifikoi proteinën e qumështit, në dhëmbët e fermerëve parahistorikë në Britani. Kjo tregon që njerëzit, kanë konsumuar produktet e qumështit 6000 vjet më parë, pavarësisht se nuk e dinin se mund të ishin tolerantë ndaj laktozës. Studimi tregon gjithashtu se, kjo ka qenë edhe pikë nisja e produkteve të fermentuara të qumështi, pasi shkencëtarët besojnë që ka qenë e vetmja mënyrë asokohe për të zvogëluar përmbajtjen e laktozës. Anëtarët e ekipit gjetën mostrat e një proteine të qumështit të quajtur beta-laktoglobulin në dhëmbët e shtatë individëve që kanë jetuar në kohërat e hershme të Neolitit.
“Analiza proteinike është një teknikë mjaftë e mirë e kohëve të fundit. Ka pasur disa studime më parë, për prejardhjen e konsumimit të qumështit, por në përgjithësi kanë qenë thjesht një material historiko-arkeologjik, se sa një material të cilin mund ta analizonim dhe në aspektin gjenetik,” tha autorja Sophy Charlon, nga departamenti i arkeologjisë në universitetin e Nju Jorkut.

Intoleranca ndaj laktozës lind nga pamundësia për të tretur sheqerin e laktozës që përmban qumështi. Kjo do të thotë që konsumimi i ushqimeve me bazë qumështi mund të shkaktojë shqetësime shëndetësore të pakëndshme si dhimbje barku, diarre dhe të vjella. Ekspertët treguan se europianët modernë kanë një mutacion gjenetik, i cili lejon konsumimin e vazhdueshëm të qumështit. Ky mutacion ndikon në një pjesë të ADN-së që kontrollon veprimtarinë e gjenit për laktozën, një enzimë që tret sheqerin e laktozës. Por studimet e mëparshme për gjenetikën e evropianëve neolitikë, kanë treguar se u mungon ky mutacion, kështu që deri më tani kemi pasur një informacion tw gabuar.
Charlton tha se të dhënat, treguan që europianët e kanë konsumuar me sasi të vogla qumështin, deri në momentin që mësuan ta përpunonin.

“Kjo ide përshtatet me provat e tjera arkeologjike për periudhën, në të cilën ne gjejmë yndyra të qumështit në dhëmbët e individëve që kanë jetuar në epokën e neolitit, si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu dhe në pjesën tjetër të Evropës,” shtoi ajo.
Studimet gjenetike të popullsive antike nga Europa tregojnë se laktazën, e gjejmë më shumë kohët e fundit. Mutacioni gjenetik të cilin përmendim më lart kishte filluar të shfaqej që nga epoka e bronzit, por në atë kohë ishte i pranishëm vetëm në 5-10 përqind të europianëve.
Ndërsa, për një pjesë të madhe të njerëzve parahistoikë që kishin jetuar në Britani, të dhënat treguan se qumështi ka qenë një ndër ushqimet më të rëndësishme për ta. Studimi është botuar në revistën Arkeologjike and Anthropological Sciences. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë