Mjedis

Që bota mos përjetojë stuhi vdekjeprurëse si Cikloni Idai

Ndryshimet klimaterike që rrisin nivelin e detit dhe reshjet e vazhdueshme, do të shkaktojnë gjatë gjithë kohës stuhi vdekjeprurëse si ajo që goditi Afrikën Jugore, e cila sipas ekspertëve ka qenë më e ashpra që bota ka parë ndonjëherë. Cikloni Idai është përshkruar si një ndër stuhitë më të këqija, që moti ka shkaktuar dhe sipas OKB ka prekur më shumë se 2 milionë njerëz.
Edhe pse është shumë shpejt për të nxjerrë përfundime specifike nga cikloni Idai, ekspertët janë të shqetësuar sepse klima po ndryshon me shpejtësi dhe fuqia destruktive e këtyre stuhive do të rritet më shumë në të ardhmen.

Friederike Otto, nga Instituti i Ndryshimeve Mjedisore në Universitetin e Oksfordit, tha se ka tre faktorë që e shkaktuan këtë stuhi: reshjet, era dhe tërmeti. Nivelet e reshjeve janë për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe stuhia ndodhi për shkak të ngritjes së nivelit të detit.
Otto tha se është e rëndësishme që bota të fillojë të bëhet më elastike ndaj këtyre stuhive, pasi nëse nuk merren masa, kudo në botë do të ketë të tilla.
"Standardi i strehimit, madhësia e popullsisë, efektiviteti i sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe parandalimi i stuhive duke trajtuar emetimet e karbonit, janë disa nga gjërat që duhet të mendojmë, përpara se çdo vend të përjetojë një ciklon Idai,” shtoi ai.
Gjithashtu, edhe Paulo Ceppi nga Kolegji Imperial në Londër, pajtohet me mendimet e Ottos se është e pashmangshme që ndryshimi i klimës do të çojë në stuhi të mëdha.

“Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes ngrohjes globale dhe intensitetit të ciklonit. Shtetet e gjithë botës duhet të bëjnë çdo përpjekje për të ndjekur objektivin e marrëveshjes së Parisit, që temperatura globale të mbeten nën 1.5 gradë celsius, në mënyrë që të minimizohet ose eliminohet rritja e ashpërsisë së stuhive tropikale dhe për të arritur marrëveshjen, ne duhet të fillojmë të reduktojmë emetimet globale të karbonit në këto momente,” shprehet Ceppi.
Ndërsa Rebbeca Emerton, nga Qendra Ndërkombëtare për Shkencat Atmosferike, tregoi se një grup ekspertësh ende po merren me zonat e goditura nga cikloni, duke përmirësuar sistemet e parashikimit të motit.
Sipas saj, ka qenë një sezon aktiv ciklonesh në Oqeanin Indian këtë vit, duke pasur shtatë ciklone intencive, krahasuar me një mesatare prej tre ciklonesh që ka pasur prej shumë vitesh.
Edhe Mel Evans, një aktivist për mjedisin, tha se stuhia është një tjetër provë se njerëzit janë përgjegjës për krizën klimaterike dhe janë pikërisht ata që do ta vuajnë së shumti.

"Emetimet mesatare të karbonit të një qytetari në zonat e prekura të Afrikës Jugore, është në sasi shumë të vogël në krahasim me atë që shkaktojnë Europa apo SHBA-ja. Ndryshimet klimaterike të shpeshta dhe ngrohja globale nuk ndodh vetën nga një njeri, apo nga një shtet. Të gjithë jemi përgjegjës për këto katastrofa të mëdha,” shton Evans
Gjithashtu, ai është shprehur se kjo katastrofë duhet të shërbejë si një thirrje për qeveritë e botës që të zbatojnë Marrëveshjen e Parisit, apo çdo lloj forme tjetër për të shpëtuar botën. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë