Ka ndodhur

Qarkullonte me një armë zjarri në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si - Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi iu gjet një armë zjarri në automjet. Policia tha se ai u lokalizua në rrugën “Frang Bardhi” në kryeqytet dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës u gjet një pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. T. dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, raportuan uniformat blu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë