Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Fier pasi qarkullonin në rrugë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin në fshatin Fermë Çlirim, ku sapo panë policinë, kanë tentuar të fshihnin armët.
Të arrestuarit janë vëllezërit R.K 25 vjeç dhe B.K 24 vjeç dhe një 50-vjeçar B.A të tre banues në fshatin Sualj të Fierit. Ata tentuan të fshihnin armët në një zonë me bimësi, por nuk kanë mundur dot të largohen, pasi u kapën nga policia.
2 armët e zjarrit pistoleta janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një karburant.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.