Ka ndodhur

Qarkullonin me armë zjarri, fenelina dhe dylbi, 2 të rinj në pranga

Gazeta Si - Dy të rinj, Darling Gjoni 25 vjeç dhe Amarildo Ndreca 29 vjeç, janë arrestuar në Lezhë, pasi iu gjetën të fshehura armë zjarri, fenelina dhe dylbi, në automjetin me të cilin qarkullonin.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.

Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë