Bota

Putin pas fitores: Një konflikt me NATO-n do na çonte pranë një lufte botërore  

Presidenti rus Vladimir Putin siguroi një mandat tjetër në krye të Kremlinit, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale me mbi 87% të votave. Pas fitores ai mbajti një fjalim ku përmendi edhe një luftë të mundshme mes Rusisë dhe forcave të NATO-s.

“Një konflikt me NATO-n do të na sillte më pranë një lufte botërore”, tha ai pas fitores.

“Unë mendoj se nuk ka gjasa që dikush të jetë i interesuar për këtë” shtoi Putin.

Putin dha një koment edhe për vdekjen e Navalnyt, një muaj pasi ai ndërroi jetë në koloninë penale në Siberi.

“‘Sa për çështjen e zotit Navalnyt, ai ndërroi jetë dhe kjo është diçka e trishtë. Por ka pasur edhe raste të tjera të njerëzve që vdesin në institucionet e dënimit”.

Putin mori urime për fitoren e mandatit të pestë në krye të Rusisë nga disa prej liderëve në botë. Lideri koreano—veriorë, Kim Jong-Un ishte ndër të parët që i dërgoi urimet e tij Putinit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë