Gazeta Si – Presidenti rus Vladimir Putin shkoi për të bërë homazhe para arkëmortit të Mikhail Gorbaçovit, por nuk do të marrë pjesë në varrimin e planifikuar për të shtunën, “sepse orari i tij i punës nuk e lejon atë”.
Udhëheqësi i Kremlinit vizitoi shtëpinë e funeralit të “Babait të Perestrojkës”, i vendosur në Klinikën Spitalore Qendrore në Moskë.
Putin vendosi një buqetë me lule në arkivolin e hapur dhe kaloi disa minuta në meditim.
Ai bëri shenjën e kryqit dhe u përkul para trupit përpara se të dilte nga dhoma. Dhe më pas ai u nis për udhëtimin e tij në Kaliningrad.
Në telegramin e tij të ngushëllimit për familjen, numri një i Kremlinit kishte shkruar për Gorbaçovin: “Ai ishte një politikan dhe një burrë shteti që kishte një ndikim të rëndësishëm në historinë e botës”.
Gorbaçov, shkroi sërish Putini, “duhej të përballej me sfida të mëdha në politikën e jashtme, në ekonomi dhe në sferën sociale, ai e kuptoi thellësisht se reformat ishin të nevojshme dhe u përpoq të propozonte zgjidhjet e tij për probleme të rëndësishme”.
“Dëshiroj të nënvizoj gjithashtu veprimtarinë e madhe humanitare, bamirëse dhe iluministe që Gorbaçovi ka zhvilluar gjatë gjithë viteve të fundit. Ju kërkoj të pranoni fjalët e sinqerta të solidaritetit dhe empatisë për humbjen që keni pësuar”.
Ceremonia e varrimit të Gorbaçovit do të mbahet të shtunën në Sallën e Kolonave në Moskë, që historikisht është përdorur për ceremoni mortore të zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe të Joseph Stalin më 1953.
Pas ceremonisë, trupi i pajetë i Gorbaçovit do të varroset në varrezën Novodeviçi në Moskë, pranë varrit të gruas së tij, Raisa, e cila vdiq më 1999.
Gorbaçev më 1985 mori udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik dhe ishte i njohur për afrimin e tij me Perëndimin.
Ai ishte emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe lider i Rusisë në moshën 54-vjeçare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.