Interviste

Putin bëhet gati për aneksimin e radhës!


Minsku dhe Moska janë si një çift i vjetër i martuar që debatojnë për të gjitha problemet qe kanë në publik. Por mosmarrëveshja e fundit mbi kompensimin e Bjellorusisë për disa kërkime nafte bëri që Rusia të kërkojë zbatimin e Traktatit të Bashkimit të vitit 1999. Ai  nuk është zbatuar kurrë dhe mund të nënkuptojë në aneksimin e drejtpërdrejtë të Bjellorusisë nga Federata Ruse.

Putin i dha ​​Bjellorusisë një ultimatum: mbështetje financiare në këmbim të integrimit më të madh me shtetin rus. Por duke qenë se kushtetuta e pengon Putinin të kërkojë një mandat tjetër pas vitit 2024, shumë njerëz e konsideruan ultimatumin si një kërcënim. Një breshëri artikujsh, deklaratash zyrtare, madje edhe postimesh në rrjetet sociale janë duke paralajmëruar se aneksimi i Bjellorusisë është tanimë i pashmangshëm. Një veprim i tillë, do të lejojë Putin të bëhej presidenti i Federatës se Bashkuar Ruso-Bjelloruse.

Që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014, analistët kanë aluduar pafundësisht për këtë mundësi. Mosmarrëveshjeve të fundit midis Putinit dhe presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko janë bërë mjaft të dukshme, ndërkohë që zyrtarët e lartë rusë po insistojnë gjithnjë e më shumë në deklaratat e tyre duke bërë thirrje për krijimin e mëtejshëm të një unioni që do të përbëhej nga të dy shtetet.

Vladimir Putin dhe presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko

Siç vuri në dukje kryeministri Dmitri Medvedev, Moska është gati të bëjë gjithçka për arritjen e këtij qëllimi, duke përfshirë edhe krijimin e një agjencie të vetme doganore, gjykata të unifikuara dhe një senat të përbashkët.

Qëllimi kryesor i Putinit në këtë drejtim është konsolidimi dhe përthithja në mënyrë të drejtpërdrejtë e territoreve të ish-vendeve sovjetike. Për Putin, detyra e tij më e madhe strategjike është "grumbullimi i territoreve ruse".

Përveç kësaj, tensionet e fundit kanë gjithashtu edhe rrënjë ekonomike, pasi Moska po tenton prej kohësh të shfrytëzojë pasuritë natyrore të Bjellorusisë. Sikur të mos mjaftonte kjo, në Minsk ka pasur raporte se Moska ka tentuar në 2018-ën dy grushte shteti ndaj Lukashenkos.

Putini është tani në mandatin e tij të fundit si president dhe i duhet të gjejë një mënyrë tjetër për të qëndruar në pushtet. Një nga opsionet më të mira është krijimi i një superstrukture, një shtet i bashkuar të cilin ai mund ta udhëheqë pa shkelur kushtetutën.

Rusia ka qenë prej kohësh një shtet që përdor agresionin ndaj provincave të saj të mëparshme dhe kjo është ndoshta burimi kryesor i popullaritetit të Putinit. Tani, zyrtarët rusë po kërkojnë një arsye të mirë për të reformuar kushtetutën, duke pretenduar "Putin është Rusia dhe nëse nuk ka Putin, nuk ka Rusi ..."

Ushtria ruse gjatë një parade në sheshin e kuq.

Nga perspektiva ushtarako-strategjike, shfaqja e një federate të bashkuar Ruso-Bjelloruse do të bënte që Moska të rriste seriozisht praninë e saj ushtarake në rajon, gjë që do të komplikonte shumë gjëra për Ukrainën, duke qenë se Kievi është shumë afër kufirit të Bjellorusisë.

Së dyti, një skenar i tillë është gjithashtu interesant për Rusinë, pasi Moska do të përfitonte nga “shtrirja e muskujve”, për vendosjen e raketave në të gjithë territorin e Bjellorusisë në periudhën afatmesme. Për aq kohë që Rusia ka burime të mjaftueshme, para, naftë, fuqi njerëzore, aneksimi i Bjellorusisë është një skenar më se i realizueshëm.

Nga kjo pikëpamje, përkeqësimi marrëdhënieve Lukashenko-Putin është i kuptueshëm. Në fund të fundit, Rusia po përpiqet të përparojë në çdo "front" , në mënyrë që Putin t'u tregojë votuesve të tij se ka korrur disa "fitore".

Por a do të bënin rezistencë bjellorusët?

As ekspertët, as vetë presidenti i Bjellorusisë nuk janë të vetëdijshëm se sa e fortë mund të jetë rezistenca ndaj Rusisë apo nëse Lukashenko  ka ndonjë shans për të penguar planet e Moskës.

Shumë rusë besojnë se presidenti Lukashenko është pengesa e vetme që pengon Bjellorusinë  nga bashkimi i lumtur në Federatën Ruse. Megjithatë, në realitet, numri i qytetarëve që mbështesin pavarësinë e vendit është rritur vazhdimisht, pasi një brez i tërë njerëzish të rritur në një Bjellorusi të pavarur, kanë krijuar një identitet të ri për vendin e tyre.

Minks, Bjellorusi

Edhe nëse shumica e tyre mbështesin bashkimin me Rusinë, ndryshe nga Ukraina, Moldavia, ose Kazakistani, pro-rusët në Bjellorusi nuk jetojnë në zona të caktuara të vendit. Nuk ka një “Krime” që mund të përdoret për të destabilizuar qeverinë e Minskut.

Po ashtu, sipas sondazhe, kur u kërkohet të zgjedhin midis bashkimit të Bjellorusisë me Rusinë dhe sovranitetin e vendit, vetëm 20 për qind e bjellorusëve janë të gatshëm të mbështesin bashkimin me Moskën. Kjo ndodh pasi shumë prej tyre e shohin Rusinë si vendin e oligarkëve, pabarazisë sociale, korrupsionit dhe krimit.

Një sondazh i vitit 2015 sugjeron se 19 për qind e bjellorusëve ishin të gatshëm të merrnin armët, nëse Rusia fut ushtrinë në vendin e tyre. Por kjo pyetje është shumë hipotetike për t'u marrë seriozisht. Mënyra sesi do të rridhnin ngjarjet do të varej nga pozicionet e elitave dhe të forcave të sigurisë. Megjithatë si Perëndimi ashtu edhe Moska janë të sigurt se nuk do të ketë rezistencë serioze.

Përtej kësaj, pengesa themelore për Putinin do të ishte regjimi politik i Bjellorusisë, pasi sundimtarët autoritarë nuk duan ta ndajnë pushtetin brenda vendit, e jo me forcat e jashtme. Përveç kërcënimeve personale, është e vështirë të imagjinohet se çfarë mund t'i ofrojë Moska Lukashenkos për ta detyruar të heqë dorë nga pushteti. Paratë, jahtet apo një vilë në Soçi nuk i qaset mundësive dhe statusit të ofruar nga kontrolli i plotë i një vendi europian .

Vladimir Putin dhe presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko

Kështu, opsioni i vetëm që i mbetet Rusisë është të provokojë një ndarje brenda elitës së Bjellorusisë dhe të nxisë hyrjen e pro-rusëve në mesin e saj. Klasa udhëheqëse e Bjellorusisë nuk është e njëtrajtshme në pikëpamjet e saj, pasi përbëhet nga diplomatë pro-europianë, teknokratë, konservatorë që duan pavarësisë, komunistë, zyrtarë pro-rusë dhe besnikë ndaj Lukashenkos. Presidenti i Bjellorusisë kontrollonin të gjitha çështjet e politikës së jashtme dhe integrimit. Asnjë zyrtar i qeverisë nuk lejohet të dalë jashtë qëndrimit të presidentit për këto çështje.

Por shumë nga mediat perëndimore besojnë se forcat e sigurisë të Bjellorusisë janë të mbushura me agjentë rusë, pasi shumica e gjeneralëve aktualë u diplomuan nga akademitë ushtarake ruse. Nëse Rusia me të vërtetë do të aneksojnë Bjellorusinë, opsioni i saj i vetëm do të ishte përdorimi i forcës ushtarake përballë rezistencës së qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë