Shendet

Pureja e domateve përmirëson pjellorinë e meshkujve?

Likopeni është një lëndë ushqyese që gjendet tek domatet dhe sipas një studimi të fundit, kjo lëndë mund të rrisë edhe cilësinë e spermës. Sipas studimeve të fundit nga ekspertët e Shërbimi Kombëtar Shëndetësor, në Britaninë e madhe, burrat të cilët konsumonin vazhdimisht domate të përpunuar, kishin spermë me cilësi më të mirë.
Steriliteti i meshkujve, tashmë është një problem shëndetësor që po prek një sërë meshkujsh të rinj në mbarë botën. Ekspertët që morën pjesë në studimin e fundit, thanë se duheshim edhe më shumë studime të tjera që të vërtetonin këtë funksion të çuditshëm të likopenit, por sipas tyre mënyra jetesës dhe e ushqyerjes janë tepër të rëndësishme për sa i përket kësaj sëmundjeje.
Andrew Drakeley, drejtor klinik në Qendrën e Fertilitetit në Spitalin e Liverpool-it shprehet se mjekët duhet të edukojnë brezat e rinj për një pasur më vonë një popullsi të shëndetshme.
Njëjtë si Vitamina E, edhe likopeni ka qenë në qendër të studimeve të mëparshme për sa i përket sterilitetit mashkullor, pasi specifikohet si antioksidant i cili parandalon oksidimin e qelizave. Gjithashtu, kjo lëndë ushqyese është e lidhur me përfitime të tjera shëndetësore, si uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Ekipi i studiuesve nga universiteti Sheffield, thotë se likopeni mund të jetë i vështirë të përthithet nga trupi i njeriut, kështu që atë mund ta gjejmë më mirë tek ushqimet e përpunuara me vlerë ushqyese, si pureja e domates.

Në studimin që zgjati 12 javë, morën pjesë 60 burra të cilët morën 14 miligram sasi likopen dhe sperma e tyre u testua në fillim të 12 javëve dhe në fund të studimit. Rezultatet treguan se vëllimi dhe cilësua e spermës ishin më të larta.
Liz Williams, një specialiste për konsumimin e ushqimit të shëndetshëm në universitetin e Sheffield, shprehet se ka një sërë këshillash që mund t’i japim burrave për trajtimin e sterilitetit, por që janë në mënyrë të përgjithshme.
“Ne u themi atyre që duhet të heqin dorë nga konsumimi i tepërt i alkoolit dhe duhanit, duke konsumuar një dietë të shëndetshme, por këto janë mesazhe shumë të përgjithshme. Gjithashtu ne kemi nevojë për studime të tjera për të parë rezultate edhe më të mira për sa i përket sasisë së likopenit,” shtoi ajo.
Ndërsa Gwenda Burns, nga organizata jofitimprurëse “Fertelity Network” shtoi se ky studim ofron shpresë për përmirësimin e cilësisë së spermës dhe ndërgjegjëson individët që të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë