Gazeta Si – Një punonjës i Gardës së Republikës ka kallëzuar në polici se persona të paidentifikuar i kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit.
Sipas asaj që njofton policia 36-vjeçari, Dh.P., është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 1, ku tashmë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.