Në Tiranë, një ndër gjërat e para që dallon më qartë është se ka shumë punëtorë që zgjohen herët, në mëngjes për të pastruar pluhurat dhe mbetjet në rrugë.
“Te ne janë të gjithë qytetarët të papërgjegjshëm, lërë rrugën po hajde të futesh në treg brenda të shikosh sa pis janë edhe që rrinë ngjitur e ngjitur,” tregon punonjësja me iniciale D.F në fillim të një tregu pranë zonës së quajtur “Pallati me Shigjeta”.
Punëtorja e cila është pjesë e drejtorisë numër 2 nëBashkinë e Tiranës, tregon se zëvendëson një kolegun e saj i cili ishte infektuar me COVID-19. Duke ecur më tregoi se punojnë pa maska dhe pa doreza dhe kur i kanë kërkuar drejtuesve që të pajisen me mjetë mbrojtëse ata i kanë thënë se duhet t’i blejnë vetë.
Por gruaja 50-vjeçare nuk është e vetmja që punon në këtë mënyrë në kryeqytet. Përgjatë rrugës duken edhe punonjës të tjerë që punojë të pambrojtur dhe të rrezikuar nga Covid-19 dhe sëmundje të tjera infektive.
Mjekët infeksionist i thanë Gazetës “Si” se këta persona duhet domsodoshmërisht të mbajnë maskë, pasi as ata e as askush nuk mund të jenë të mbrojtur pa maskë.
Një tjetër punëtor, pranë zonës së quajtur ish parku i cili po kryen punën e tij si çdo ditë tregon për Gazetën “Si” se kur kishte kërkuar maska dhe doreza në drejtori, i kishin thënë merri vetë ose ik nga puna sepse ne nuk kemi.

“Unë jam i pari që jam i rrezikuar këtu senjerëzit ca nuk hedhin në rrugë edhe ca nuk mbledhim ne, për të mos llogaritur pluhurin. Maskat duhet t’i mbajmë gjithmonë dhe duhet të na japin po kujt t’ja thuash këtë. Ne do punojmë se do mbajmë familjen edhe maskën vetë e kam blerë se nuk dua të rrezikoj. Rroga e ime është 30.000 lekë, merr me mend sa më del të ble maskë e sa më del të ushqej ata tre fëmijë që kam në shtëpi dhe ku vetëm unë jam në punë” thotë i irrituar punonjësi i cili nuk më tregon emrin, pasi mendon si të gjithë të tjerët se “nëse denoncon do të ikë nga puna”.
Punëtorët na treguan se shëndeti i tyre nuk është respektuar as kur kanë punuar me orare të zgjatura dhe janë paguar me një shifër qesharake për këto orare. Ndërkohë studime të ndryshme kanë vërtetuar se Covid-19 qëndron për kohë të gjatë në sipërfaqe dhe objekte të ndryshme. Sipas studimeve Covid-19 jeton për 72 orë në plastikë dhe metal dhe 24 orë në objektet e përbërë nga bakri, letra dhe druri, ndërsa në maska mund të qëndrojë për 3 orë.

Dy ditë më parë qeveria urdhëroi përdorimin e me detyrim të maskave në ambjente të mbylluara. Punonjësit e pastrimit në Kryqyett edhe ose nuk jaën në ambjente të mbyllura janë gjithë në prezencë më të lartë se gjoithë të tjerët me mbetjet që mund t ëjentë kontaminura me Covid. Por jo vetëm më cdo infesion tjetër edhe përpara pandemisë.
Sot në treg një maskë mbrotjese kushton rreth 100 lekë. Sipas mjekëve ajo duhet ndërruar 1 herë në 6 orë. Nëse do të përdorej rregullisht pyënotëërt e pastrimit në tiranëe secili do të duhej të shpenzonin nga 3000 -6,000 lekë në muaj ose deri 1/5 e pagë ose më shumë sesa mesatarja e faturës së energjisë elektrike. Punëtorët thonë se nuk e përballojnë dot këtë kosto.
Për uniformat e punës financon bashkia. Pse të mos jetë edhe maska , jo vetëm për shkak të COVID-19 pjesë e saj?.

Mjekja e Përgjithshme Mimoza Bushi i tregon Gazetës “Si” se këta punonjës janë shumë të rrezikuar nga një larmi sëmundjesh nga ato kroniket e deri tek trumat e thjeshta.
“Është e thënë që rrezet e diellit e shkatërrojnë virusin, por punonjësit janë të rrezikuar gjatë gjithë kohës pasi i detyron puna të mos e ruajnë higjienën, kështu që ata gjatë gjithë kohës duhet të jenë të kujdesshëm. Gjatë kohës që janë në punë duhet të mbajnë syze plastike të mëdha, doreza të trasha dhe jo nga këto që mund të përdorim në përditshmëri, gjithashtu duhet të mbajnë maskë gjithë kohës. Për shkak të punës që kryejnë këta punëtorë rrezikohen nga sëmundje të tjera infektive përveç se Covid-19, kështu që higjiena e tyre duhet të jetë maksimale,” i shpjegoi Bushi Gazetës “Si”
Mjekët e infektiviti apo sëmundjeve të tjera sot nuk shppezojnë asnjë qindarkë për maskat. Ato janë të financuar nga buxheti i shtetit.Buxheti i shteti është i varfër po ka aq para se të ndihmojë edhe më të varfrit për sa kohë e bën edhe për më të pasurit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



