Ka ndodhur

Punonjësi ra nga lartësia dhe humbi jetën, pranga administratorit të kompanisë

Gazeta Si - Një 50-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas vdekjes së një punëtori, i cili ra nga lartësia ditën e djeshme. Policia thotë se ai është administratori i kompanisë që kryente punime në një objekt te Kodra e Diellit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë””, tha policia.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje humbi jetën një 55-vjeçar. Ai u dërgua në spital, por për shkak të dëmtimeve të mëdha nuk mundi të mbijetonte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë