Ka ndodhur

Pukë, kultivonin kanabis dhe i thanin bimët në një kasolle

Në një operacion anti-kanabis, Policia e Pukës ka vënë në pranga 5 persona, ku njëri prej tyre rezxulton I dënuar më parë për vrasje.

Bëhet fjalë për Llesh Lekgegaj 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje, Kristian Nika 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Donald Ndoj 18 vjeç, Mimoza Ndoj 48 vjeçe dhe Gjela Lekgegaj 55 vjeçe, të tre banues në Rubik.

Operacioni është zhvilluar në bazë të informacione se në fshatin Ars kultivohej drogë dhe është zbuluar një parcelë me 27 bimë narkotike.

Më tej, gjatë kontrolleve në zonën përreth në një kasolle të improvizuar, policia ka kapur në flagrancë 5 të arrestuarit, të cilët po përgatisnin bimët narkotike për tharje. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 25 kg kanabis, e cila ishte në proces tharje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë