Ka ndodhur

Pukë/ Djali konfliktohet me babain, e kishte pushkën gati për qitje

Gazeta Si - Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia në Pukë, pas një konflikti në familje.

Policia u njoftua se në fshatin Bugjon po konfliktoheshin në banesë babë e bir. Ky i fundit posedonte një armë zjarri pushkë dhe rrezikonte jetën e babait dhe të familjarëve të tij.

Policia ndërhyri dhe bëri të mundur arrestimin e 34-vjeçarit D.P.

Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pushkë me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë