Arsim

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më shumë ekselentë

Ministria e Arsimit njofton se kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, të maturës shtetërore.

Për të parë rezultatet mund të klikoni në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore: https://qsha.gov.al/…/06/Publikimi-i-Rezultateve-D1.pdf

Kujtojmë se më 10 qershor rreth 28 maturantë i janë nënshtruar këtij provimi ndërkohë që ditën e sotme kanë kryer edhe provimin e fundit të maturës, atë me zgjedhje.

Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Arsimit, provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë e kanë kryer në total 26453 maturantë. 309 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 31 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.83% ndërsa nota mesatare është 7.25.

Në krahasim me një vit më parë, këtë vit ka më pak mbetës dhe më shumë maturantë ekselentë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë