Lexo me "Si"

Pse Viktor Hygo shkruante nudo?

Viktor Hygo, babai i romantizmit, kishte një ritual të çuditshëm për të shkruar kryeveprat e tij sa më shpejt që të ishte e mundur.

Nga Gazeta Si - Për të krijuar kryevepra letrare dhe bestseller, shumë shkrimtarë të famshëm kanë pasur shpesh zakone të çuditshme. Një prej tyre ishte Viktor Hygo, shkrimtari i madh francez (1802-1885), autori kryesor i romantizmit, i famshëm mbi të gjitha për romanin “Të mjerët” (1826): Viktor Hygo shkruante pa rroba kur ishte afër afatit të dorëzimit.

Në raste të tilla, përveç zhveshjes, ai e urdhëronte shërbëtorin të mbyllte me celës të gjitha rrobat që kishte në shtëpi. Në kufi, në ditët më të ftohta, Viktor Hygo i lejonte vetes një batanije në të cilën të mbështillej nga koka te këmbët, duke jetuar ende si i burgosur.

Ishte gruaja e shkrimtarit, Adèle Foucher, ajo që e raportoi këtë zakon të veçantë, duke iu referuar veçanërisht fazave të hartimit të veprës Notre-Dame de Paris (1831).

Siç është e lehtë të hamendësohet, zgjedhja nudiste e Viktor Hygo-s lindi nga nevoja për të mos u shpërqendruar duke dalë nga shtëpia, edhe sepse si shumë artistë të tjerë, ai ishte një argëtues i madh dhe frekuentonte bordellot. Prandaj, ky tundim e detyroi të qëndronte i fokusuar në punë. Për më tepër, shqetësimi i shkaktuar nga vetja e shtyu Viktor Hygonë të përshpejtonte kohën e shkrimit.

Viktor Hygo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si “Babai i Romantizmit”, “Poet Kombëtar i Francës” si dhe “Figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX”.

Krijimtaria letrare e Viktor Hygosë

“Bug-Zhargal” - botuar më 1820, romani i tij i parë; “Oda e poezi të ndryshme” - botuar më 1822; “Kromuel” – dramë, nuk u luajt asnjëherë, traktat dhe manifest për romantizmin. I hedh poshtë rregullat e klasicizmit dhe ndërton ato të romantizmit. Kërkon ndërrimin e përmbajtjes tematike, formës letrare, të futen ngjarje nga jeta e gjallë e aktuale, të shprishen rregullat e ngurta të dramës, etj.

“Ernoni” - dramë 1830 ku zhvillon betejën mes romantizmit dhe klasicizmit.

“Katedralja e Parisit”, roman 1831; “Mbreti dëfren”; “Vepra dhe fjalët” - libër që gjykon qëndrimin e qeverisë dhe i mbron kryengritësit; “Historia e një krimi”; “Napoleoni i vogël”; “Ndëshkimet”; “Soditjet”; Të mjerët”; “Njeriu që qesh”; “Viti 93” roman flet për ngjarjet e vitit 1793, pas revolucionit borgjez; “Legjenda e shekujve”; “Arti i të qenurit gjysh”, etj.

Marrë nga Focus.it, përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë