Analize

Pse vdekja e Berluskonit e bën Melonin më të fortë   

Kur të mbërrijë në katedralen gotike Duomo të Milanos për funeralin shtetëror të Silvio Berlusconit të mërkurën, Giorgia Meloni do të jetë ndër të spikaturat e atyre që do të vajtojë vdekjen e tij.

Vetë fakti që Meloni është e para grua e Italisë që mban detyrën e kryeministrit – i detyrohet shumë ndikimit të vetë Berlusconit.

Ai i dha Melonit detyrën e parë të madhe në politikën e vijës së parë, duke e emëruar atë ministren më të re të qeverisë në historinë italiane në moshën 31-vjeçare në vitin 2008.

Më pas vitin e kaluar, ai ishte i rëndësishëm në rënien e kryeministrisë së Mario Draghit, duke thirrur një takim të krahut të djathtë përmes një dreke organizuar  në vilën e tij luksoze, ku ata komplotuan rrëzimin e  qeverisë.

Dhe përsëri pas largimit të Draghit, ishte partia ‘Forza Italia’ e Berlusconit, një lëvizje e moderuar e qendrës së djathtë, që u bashkua me grupin e ekstremit të djathtë të Melonit në një marrëveshje koalicioni që e coi këtë të fundit në pushtet.

Por përveçse ishte partneri i dobishëm i Melonit në “biznesin” e fitimit të pushtetit, Berlusconi ofroi një markë politike që ajo tashmë e ka bërë të sajën. Dhe si “vëlla e motër” që ishin në politike, ”dy anëtarët” e familjes së krahut të djathtë luftuan shpesh ashpër me njeri tjetrin.

Së pari, stilet e tyre të lidershipit personal ishin prerë nga e njëjta pëlhurë modeste. Ata të dy mund të jenë të pandershëm deri në pikën e vrazhdësisë.

Ditën e zgjedhjeve shtatorin e kaluar, Meloni postoi një video ku shihet duke mbajtur dy pjepra para gjoksit. Ishte një shaka për të cilën do të ishte krenare drejtuesja e festës së “Bunga Bunga”.

Ashtu si Berlusconi, metoda politike e Melonit thekson qendrën e liderit si një individ "i cili flet gjuhën e njerëzve të thjeshtë", tha biografi i Berlusconit, Giovanni Orsina.

Të dy liderët përpiqen të adresojnë kërkesat imediate të njerëzve të zakonshëm "pa u thënë atyre se çfarë duhet të duan", tha Orsina, profesor në Universitetin Luiss në Romë. "Udhëheqësi nuk e projekton veten më të mirë se ndjekësit e tij, ai ose ajo është njëri prej nesh."

Oferta e Melonit për votuesit në zgjedhjet italiane të vitit të kaluar “ishte një program shumë berluskonik”, tha Orsina.

Të dy liderët patën aftësinë për të formësuar debatin publik, nëpërmjet kanaleve tradicionale ose të mediave sociale.

Kanalet televizive Mediaset të Berlusconit e lejuan atë të dominonte bisedën kombëtare ndërsa ishte në pushtet për një dekadë. Të njëjtat kanale gjithashtu siguruan mjedisin e duhur për valën e populizmit të krahut të djathtë që lejoi Melonin të lulëzonte, megjithëse ishte konceptuar për përfitime komerciale dhe jo për dizajn politik.

Duke e sjellë nga paraardhësit post-fashistë “Vëllezërit e Italisë” së Melonit për të formuar një koalicion të krahut të djathtë në 1994, Berlusconi kishte përgatitur kushtet që grupi i saj të hynte në rrjedhën kryesore. “Pa Berluskonin nuk do të kishte Meloni”, tha për POLITICO Vittorio Sgarbi, nënsekretar për kulturën dhe ish-ministër në qeveritë e Berlusconit.

Ndërkohë, të pasurit e qendrës së djathtë të moderuar ”Forza Italia” në koalicionin aktual të Melonit e ndihmoi këtë të fundit që ekstremit të djathtë (forcës që ajo drejtonte) t’i jepej një shtresë respekti duke e bërë atë dhe vetë Italinë të pranueshme në Evropë dhe SHBA.

Rivalët dhe aleatët

Pavarësisht paraleleve, kjo nuk ishte një marrëdhënie pa tensione. Meloni u nda nga partia e Berlusconit në 2012, një shkëputje që çoi më vonë në krijimin e partisë “Vëllezërit e Italisë”.

Në vitin 2016, Berlusconi e kundërshtoi Melonin kur ajo doli si kandidate për kryetare bashkie e Romës, me arsyetimin se ishte shtatzënë. Meloni nuk ia harroi kurrë këtë gjë.

Në një intervistë të vitit 2017 për revistën javore Tempi, ai tha se "gjithmonë e kishte vlerësuar vendosmërinë, kompetencën, guximin intelektual dhe aftësitë analitike të Giorgia".

Por ai priste që ajo ta shihte atë si burrë shteti më të mençur, nga i cili ajo do të kërkonte këshilla. Por ndërsa Meloni ngrihej, ajo nuk pranoi t'i tregonte atij respektin e kërkuar. Të dy kanë bërë grindje dhe jo pak.

Atij i pëlqente të luante gjithashtu rolin e të preferuarit, duke ftuar psh Matteo Salvinin në dasmën e tij të fundit duke shpërfillur Melonin.

Ajo ndërkohë u shfaq në një nga kanalet e tij duke thënë se "nuk i detyrohej asgjë Berlusconit". Pas kësaj, ai reduktoi paraqitjet e saj në daljet televizive

Ditën e zgjedhjeve, vitin të kaluar, Berlusconi u kap në një video duke thënë se ishte "pak" i frikësuar prej saj.

Meloni, në moshën 46-vjeçare, mori për vete udhëheqjen e qendrës së djathtë, pa ndihmën e të moshuarit.

Partia e saj fitoi 26 për qind të votave zgjedhjet e fundit, ndërsa Berlusconi 8 për qind.

Berlusconi dukej se e kishte të vështirë ta pranonte këtë dhe formimi i qeverisë së qendrës së djathtë të udhëhequr nga Meloni ishte i përçarë.

Ai e turpëroi atë me shpërthime duke shprehur mbështetjen e tij për Putinin.

Në këmbim, ajo ndau ministritë kryesisht të nivelit dytësor për partinë e tij dhe refuzoi postet për disa nga të preferuarit e tij.

Gjatë negociatave, Berlusconi u fotografua me një copë letër ku ai kishte shkruar për Melonin se ishte “mbizotëruese, arrogante dhe ofenduese”.

Edhe brenda koalicionit, “Forza Italia” ka kundërshtuar një sërë masash qeveritare.

Tani, vdekja e Berlusconit ka potencialin për të forcuar Melonin. Sepse e ardhmja e “Forza Italia”, pa liderin e saj themelues është e pasigurt.

Ndërsa Meloni shihet si shumë më e djathtë se Berluskoni, grupi i votuesve për të cilët ata konkurruan është i njëjtë. Shumë mbështetës të “Forza Italia” të Berlusconit u transferuan te Vëllezërit e Italisë se Melonit vitin e kaluar. "Votuesit e qendrës së djathtë në Itali ndajnë një sërë vlerash themelore për shumicën e çështjeve dhe për pikëpamjen botërore," sipas Lorenzo Pregliasco i agjencisë së sondazheve YouTrend. “Ata identifikuan lidershipin më të fortë në atë fushë dhe votuan për atë që ishte në gjendje ta shprehte më mirë: Berlusconi për 20 vjet, pastaj Salvini, pastaj Meloni”.

Partia Liga e Salvinit po ecën keq në sondazhe. Brenda politikës evropiane, Forza Italia është anëtare e grupit EPP. Grupimi i Melonit në BE, ECR, mund të bëhet aleat me EPP-në në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të vitit të ardhshëm.

Në intervistën e tij të fundit javën e kaluar, Berluskoni dha bekimin e tij për një aleancë midis EPP dhe ECR.

Gjatë mandatit të parë të Berlusconit si kryeministër në vitet 1990, Meloni ishte vetëm një adoleshente që mësonte politikën e ekstremit të djathtë me një grup miqsh radikalë në Romë.

Ajo është rritur në një udhëheqje populiste që i pëlqen të shihet si luftëtare.

Por, ashtu si Berluskoni, ajo është e gatshme të bëjë marrëveshje për hir të pushtetit.

Në një video homazh publikuar pas vdekjes së tij, ajo tha: “Me të, Italia mësoi të mos i vendoste kurrë kufij vetes. Mësoi të mos supozonte kurrë se ishte mundur” Ajo në këtë rast mund të ketë folur për veten e saj.

Marrë nga politico.eu/ Përshtati në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë