Pas muajsh të mbledhjes së të dhënave, shkencëtarët pajtohen kanë konfirmuar se Varianti Delta është versioni më ngjitës i koronavirusit në të gjithë botën. Ai përhapet rreth dy deri në tre herë më shpejt se versioni origjinal i virusit, e aktualisht po dominon në të gjitha shtetet ku është përhapur.
Një studim i ri nga Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në provincën Guangdong, Kinë tregon se varianti rritet më shpejt brenda traktit respirator të njerëzve dhe në nivele shumë më të larta.
Mesatarisht, njerëzit e infektuar me variantin delta kishin rreth 1.000 herë më shumë spërkla të virusit në traktet e tyre të frymëmarrjes sesa ata të infektuar me llojin klasik të koronavirusit, raportoi studimi. Përveç kësaj, pasi dikush preket nga varianti Delta, personi ka të ngjarë të bëhet infektiv më shpejt. Mesatarisht, u deshën rreth katër ditë që varianti delta të arrinte nivele të zbulueshme brenda një personi, krahasuar me gjashtë ditë për variantin fillestar të koronavirusit.
Në studim, shkencëtarët analizuan pacientët me COVID-19 të prekur në shpërthimin e parë të variantit Delta në territorin e Kinës, i cili ndodhi midis periudhës 21 maj dhe 18 qershor në Guangzhou, kryeqyteti i provincës Guangdong. Studiuesit matën nivelet e virusit në 62 persona dhe i krahasuan ato me nivelet në 63 pacientë të infektuar në vitin 2020 me një version të hershëm të virusit. Gjetjet e tyre tregojnë se njerëzit që kanë kontraktuar variantin Delta kanë të ngjarë të përhapin virusin më herët gjatë infeksionit të tyre.
Dhe shkencëtarët nënvizojnë rëndësinë e karantinimit menjëherë për 14 ditë pas kontaktit me dikë të diagnostikuar me COVID-19, siç rekomandon Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve./The Wall Street Journal/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje