Keshilla

Pse uji nuk ndihmon nëse e keni tepruar me alkoolin

Nga Gazeta 'Si'- Ekziston një ide e besueshme, se pirja e ujit pas një nate kur e keni tepruar me alkoolin ndihmon në qetësimin e gjendjes suaj që ndryshe njihet si hangover.

Por, të dhënat e tre studimeve nga “Utrecht University” në Holandë kanë arritur në përfundimin se dehidratimi nuk është shkaku i vetëm i gjendjes hangover, që do të thotë se uji nuk do të lehtësojë dhimbjet e kokës, trupit, të vjellat etj.  

Studiuesit analizuan simptomat e disa personave që e kishin tepruar me alkoolin dhe pinë ujë para gjumit kundrejt atyre që nuk pinë ujë. Rezultatet treguan se ata që pinin ujë ndiheshin më pak të dehidratuar, por përjetuan sërish të njëjtën shkallë sikleti, dhimbjeje dhe lodhjeje, si ata që zgjodhën të mos pinin ujë.

Studiuesit arritën në përfundimin se konsumimi i ujit gjatë ose direkt pas një nate ku keni abuzuar me alkoolin është i paefektshëm në parandalimin e gjendjes hangover.

Mjeku Johnny Parvani tha se: "Hangover-i është gjendje klinike që karakterizohet nga një kombinim i efekteve nga alkooli dhe dehidrimi që shfaqen në metabolizëm."

Dehidratimi shkaktohet nga humbja e ujit dhe elektroliteve për shkak të aktivizimit të sistemit hormonal që rregullon presionin e gjakut dhe ekuilibrin e lëngjeve.

Kjo situatë shkakton etje, një nga simptomat më të zakonshme të mëngjesit të nesërm kur e keni tepruar me alkoolin, por studimet tregojnë se uji mund të lehtësojë vetëm ndjesinë e etjes, por jo gjithë pasojat që vijnë kur abuzoni me pijet alkoolike.// Science direct


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë