Samiti i bashkësisë politike europiane që u mbajt në Pragë mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare për atë çfarë u diskutua.
Sfidat e vendeve brenda dhe jashtë BE-së dhe lufta në Ukrainë ishin fokusi kryesor.
Por ajo që u vu re krahas takimeve protokollare apo edhe atyre jozyrtare ishin fotot që ngjanjëherë tregojnë shumëçka.
Të tilla janë edhe disa foto që kryeministri Edi Rama ka hedhur në faqen e tij në Facebook ku dukshëm në disa prej tyre vihet re një vëmendje e shtuar e disa prej kryeministrave tek kollarja e kryeministrit, një dizajn i veçante që u raportua se e kishte marrë frymëzimin nga një prej figurave të artit të Amerikës së Veriut të shekullit 20, Georgia O’Keeffe, disa nga të cilat, evokojnë organin gjenital femëror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.