Mode

Pse të famshmet e pëlqejnë kaq shumë këtë fustan?

Është kthyer në trend tashmë, që një veshje ta shikojmë tek shumë persona. Këtë “lojë” duket se fillimisht e kanë nisur yjet e famshme, të cilat kanë treguar gjatë shfaqjeve të tyre në vente të ndryshme , se nuk e kanë patur aspak problem, të vishen me një fustan të ngjashëm që mund të kemi parë nga një tjetër artiste në tapetin e kuq.

Një nga veshjet që e kemi parë shpesh në të njëjtën formë dhe prerje por që thjesht ka ndryshuar nga ngjyrat, është fustani “Gabrielle” nga marka Retrofete – që kushton 615 dollarë – duke gjykuar nga sa shpesh është parë është në tapetin e kuq, storiet e Instagramit dhe paraqitjet tjera në media dhe publik gjatë këtij viti.

Fustanin e shkurtër sipër gjurit në stilin e mantelit, e kemi parë tek shumë yje, nga Taylor Swift, Heidi Klum, Jennifer Lopez Nicky Hilton , të cilat kanë zgjedhur të njëjtin version, thjeshtë ndryshon në ngjyra. Shfletoni galerinë më poshtë, për të parë , si cilës prej yjeve tona të preferuara i rri më bukur fustani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë