Shendet

Pse po vdesin njerëzit?

Jetëgjatësia në botë është rritur në krahasim me vitet 1950. Statistikat tregojnë se jetëgjatësia mesatare globale e jetës në vitin 1950 ishte 46 vjet. Deri në vitin 2015, kjo mesatare ishte rritur në më shumë se 71 vjet. Megjithatë, rreziku nga sëmundjet, epidemitë dhe ngjarjet e papritura, tregojnë shkallën e vdekjeve në botë. Vdekjet të shkaktuara nga terrorizmi, luftërat dhe fatkeqësitë natyrore, përfaqësojnë më pak se 0.5 për qind të totalit të vdekjeve. Megjithatë, shumë vdekje ndodhin në një moshë shumë të re dhe për shkaqe që mund të reduktohen.

Shkaqet e vdekjes në botë
Në vitin 2017 numri i vdekjeve në të gjithë botën ishte rreth 56 milionë. Ky numër është rreth 10 milionë më shumë se në vitin 1990, për shkak të rritjes së popullsisë të vitit. Më shumë se 70 për qind e njerëzve vdesin nga sëmundjet jo-ngjitëse dhe kronike, të cilat nuk transmetohen nga një person në tjetrin. Sëmundja e zemrës është më vdekjeprurëse në botë, duke përbërë një të tretën të vdekjeve në të gjithë botën. Sëmundjet e kancerit është shkaku kryesor i vdekjeve që ndodhin në botë. Lista gjithashtu përfshin edhe sëmundje të tjera jo të transmetueshme si diabeti, disa sëmundje të sistemit të frymëmarrjes

Vdekshmëria mund të reduktohet
Një nga gjërat më tronditëse deri tani është incidenca e viktimave që mund të reduktohen. Në vitin 2017, 1.6 milionë njerëz vdiqën nga sëmundjet e lidhura me diarre, duke e bërë atë një nga dhjetë shkaqet kryesore të vdekjes. Në disa vende është shkaku kryesor i vdekjes. Numri i vdekjeve gjithashtu rezultojnë edhe nga çrregullimet e paslindjes, dmth. Vdekja e fëmijës gjatë 28 ditëve të para të lindjes, arriti 1.8 milionë në vitin 2017. Frekuenca e këtyre vdekjeve ndryshon shumë nga vendi në vend. Në Japoni, 1 një 1000 fëmijë vdes gjatë 28 ditëve të para të jetës, ndërsa në vendet më të varfra në botë, vdesin një në 20 fëmijë. Lista e shkaqeve të vdekjes gjithashtu edhe aksidentet aksidentet rrugore, duke çuar në një rritje të vdekjeve në vendet e pasura dhe të varfra. Në vitin 2017, 1.2 milionë njerëz vdiqën nga aksidentet. Në të njëjtën kohë, vdekshmëria nga vetëvrasjet ishte dy herë më e lartë se ato të shkaktuara nga vrasjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë