Analize

Pse po shqetësohet Senati Amerikan për krimin e organizuar shqiptar

Krimi i organizuar shqiptar ka marrë së fundmi edhe vëmendjen e senatorëve amerikanë. Të hënën, gjatë seancës së dëgjesës së Ambasadores së re Amerikane në Shqipëri, diplomates Juri Kim, ligjvënësit amerikanë u ndalën tek në veçnati tek kriminaliteti në vendin tonë, duke e cilësuar si një problem të madh për funksionimin e shtetit ligjor.

Kim u pyet nga senatori konservator Ron Johnson posaçërisht për problemin e krimit në vendin tonë, i cili sipas tij, “ ka një status unik”.

“Zonjusha Kim, ju përmendët krimin e organizuar në Shqipëri. Ai nuk është njësoj nga rajoni në rajon apo nga një vend në tjetër. A mund të na i përshkruani akitvitetet e krimit të organzuar në Shqipëri dhe çfarë e bën atë kaq ‘unik’ në Europë?, e pyeti senatori Johson të nominuarën për ambasadore.

Kim deklaroi para senatorëve se vendi ynë ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt. “Veçanërisht për shkak të trafikur të qenieve njerëzore dhe lendeve narkotikëve. Është një problem shumë serioz”, është shprehur Kim në Senat, duke theskuar se nësë konfirmohet si ambasadore në vendin tonë do të forconte ndihmën diplomatike të SHBA-së për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë këtë fenomen.

“Shqipëria duhet të forcojë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të inkurajojnë Shqipërinë të zbatojë plotësisht reformat gjyqësore,” tha Yuri Kim. “Unë gjithashtu do të dyfishoj angazhimin dhe ndihmën teknike amerikane për hetimet, ndjekje penale dhe ndëshkimin e krimit të organizuar”, theksoi ajo.

Senatori amerikan Joh Johnson, Gazeta Si, 1 nentor 2019

Ngritja e shqetësimit të krimit të organizuar në Shqipëri në Senatin Amerikan vjen pas raportit alarmant të Departamenti Amerikan i Shtetit në mars të këtij viti, për trafikun e drogës, ku theksohej se Shqipëria është bazë operacionale për grupet kriminale të përfshira në trafikun e drogës nga Amerika Latine. Duket të jenë pikërisht këto lidhje, dhe ndërhyrja e herë pas hershme e DEA-s ajo që ka tërhequr vëmedendjen e Ambasadores së ardhshme të SHBA-së por edhe senatorëve amerikanë. Ekspertet e anti-drogës flasin tashme për një linjë të konsoliduar direkte të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, linje e cila ka tërhequr edhe vëmendjen e DEA-s amerikane.

Në një raport të dytë për klimën e investimeve në qershor të këitj viti, DASH theksonte se krimi i organizuar ka një ndikim të fortë në jetën politike, ekonomike e sociale të Shqipërsë.

“Ka rrezik të konsiderueshëm nga krimi në Tiranë. Krimi i organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri, me një rrjet të organizatave kriminale të përfshira në trafikimin e drogës, grabitje, ryshfet, pastrim parash, prostitucion dhe trafikim njerëzor”, theksonte DASH.

Krimi i organizuar ishte në fakt edhe arseja përse Holanda kundërshtoi deri në fund hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke theksuar se mafia shqiptare është kthyer në një problem për Europën.

Argumenteve të saj i janë bashkuar edhe Danimarka dhe Spanja, të cilat kane insistuar se Shqipëria nuk ka plotësuar kriteret për formimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Lidhjet e mafias shqiptare me Amerikën Latine

Në raportin e saj për vitin 2019, Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar e identifikonte Shqipërinë si një pikat kryesore për bandat e krimit të organizuar dhe trafikun e lëndëve narktike në Europë.

Operacion policor në Amerikën Latine. Gazeta Si, 1 nëntor 2019

Raporti thotë se vendi ka pika të rëndësishme hyrëse për kokainën që vin nga Amerika Latine, me dërgesa që vijnë kryesisht me kontejner në portet e Durrësit, të cilat më pas shpërndahen nëpër Kosovë, Serbi dhe Bosnjë dhe trafikohen drejt Europës Qendrore.

Në qershor të këtij viti, media britanike “Vice.com” do ta cilësomte Shqipërinë një narko-shtet, pasi sipas saj paratë e drogës kanë arritur në nivele të larta shtetërore.
“Shqipëria është unike në Evropë sepse baronët e saj të drogës nuk janë të jashtëligjshëm. Përkundrazi, ata janë shumë të lidhur me ata që drejtojnë vendin”, shkruante kjo media. “Trafikantët shqiptarë kanë krijuar lidhje të drejtpërdrejta furnizimi përmes porteve të mëdha të kokainës në Amerikën e Jugut dhe Europës në Belgjikë dhe Hollandë.. Nuk është rastisu që ka pasur një rritje të papritur të kriminelëve me origjinë shqiptare, të vrarë në Amerikën e Jugut”, thekson “Vice”.

Tashmë në dritë kanë dalë Ekuadori dhe Venezuela. Zyrtarë të lartë të antimafias italiane kanë raportuar me shqetësim fuqizimin e lidhjeve të mafias shqiptare me atë të Amerikës Latine, duke krujuar lidhje direkte me kartelet e drogës për të sjellë kokainën në Europë.

Prokurori i Antimafies në Itali Nicola Gratteri në një intervistë për median italiane “La Sampa” në shtator të këtij vitit ka dhënë alarmin për rritjen e veprimtarisë kriminale të mafies shqiptare në Amerikën Latine .

“Mafia shqiptare po njeh rritje të pandalshme. Organizatat mafioze të shqiptarëve po dëgjohen përditë dhe nuk ka vetëm në Itali. Shqiptarët kanë ngritur rrjete të trafikut të drogës dhe në vende që dikur për ta nuk imagjinoheshin si në Holandë dhe shtete të Amerikës Latine. Sipas prokurorit, shqiptarët shpesh shërbejnë si ndërmjetës për drogën nga Amerika Latine për në Itali.

Mjaft aktive është edhe linja e re e kokainës që vjen nga Amerika Latine. Duket se trafikantët tashmë kanë zgjedhur rrugën Guayaquil (Ekuador) – Pire (Greqi) – Durrës (Shqipëri). Në raportin e fundit për luftën kundër narkotrafikut, Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se grupet kriminale shqiptare trafikojnë kokainë dhe heroinë direkt nga vendet e prodhimit në Amerikën e Jugut dhe Azi për në Europë.

Kjo mbështetet në shtimin e rasteve kur në Shqipëri janë kapur ngarkesa droge që vinin direkt nga Kolumbia dhe Ekuadori, teksa janë zbuluar edhe laboratorë droge të ndërtuar në bashkëpunim me amerikano-latinë të ardhur në Shqipëri. Por pas këtij trafiku ndërkontintental numërohen edhe vrasje dhe ekzekutimev barbare të shqiptarëve në Amerikën Latine.

Në vitin 2011, Departamenti Amerikan i Shtetit foli për herë të parë për bashkëpunimin e grupeve kriminale shqiptare me ato kolumbiane për trafikimin e kokainës në Europë. Në këtë vit, u kapën edhe rastet e para të ngarkesave me kokainë me destinacion Shqipërinë.

Kokainë kolumbinae në Portin e Durrësit. Gazeta Si, 1 nentor 2019

Referuar mediave ekuadoriane në nëntor të vitit 2013, në një kontenier u zbuluan 125 kilogramë kokainë dhe destinacioni ishte sërish Porti i Durrësit. Vetëm një vit vonë nga i njëjti port, policia ekuadoriane sekuestroi 89 kilogramë kokainë që sërish destinacion kishte portin detar me të madh të Shqipërisë.

Më 14 janar të vitit 2015, policia shqiptare zbuloi një tjetër laborator droge, në Xibrakë të Elbasanit. Ky ishte laboratori më i madhi i kapur ndonjëherë në Ballkan. Në laborator u zbuluan gjithashtu rreth 4 tonë përzierës, të sjellë nga Kolumbia dhe Bolivia. 9 persona u arrestuan, mes të cilëve dy shtetas kolumbianë Cesar Avila dhe Valter Moreno, ekspertë të përpunimit të kokainës.

Më 30 maj të vitit 2017, u vra në një lagje të Guayaquilit në Ekuador Ilir Hidri, 40 vjeç, nga Vora. Ai u ekzekutua me 3 plumba nga dy persona që po e ndiqnin me motor. Autoritetet vendase e lidhën vrasjen e tij me trafikun e drogës. Pati edhe raportime se pas një arrestimi të tij në Spanjë ai kishte pranuar të bashkëpunonte me DEA-n amerikane, por kjo mbeti e pakonfirmuar.

Më 27 shkurt 2018, u kap në Maminas ngarkesa më e madhe e kokainës në Shqipëri. Pas njoftimeve nga Gjermania, Policia shqiptare kapi 613 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 180 milionë euro. Ngarkesa vinte nga Kolumbia dhe i përkiste rrjetit Clan del Golfo. Katër agjentë të DEA-s amerikane kanë mbërritur në Durrës për kokainën kolumbiane.

Më 1 maj 2018, në një operacion të DEA-s amerikane dhe policisë spanjolle u arrestuan anëtaët e një rrjeti që trafikonte kokainë nga Kolumbia me anë të fluturimeve charter. Atyre iu kap rreth 1 ton kokainë e importuar nga grupi Clan del Golfo dhe 1,5 milionë euro në të holla.

Më 19 tetor të vitit 2018, policia zbuloi laboratorin e tretë të drogës në vend, në fshatin Brenog të Hasit. Përzierësit e përdorur për prodhimin e drogës ishin importuar nga Kolumbia. Policia arrestoi 5 persona, ndërsa 17 persona u shpallën në kërkim.

Më 30 janar të vitit 2019, për llogari të autoriteteve italiane policia shqiptare arrestoi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, Dorian Petokun. Sipas mediave italiane, ai ishte i përfshirë me klanin roman të Casamonicas, që trafikonte 5 deri në 7 ton kokainë në vit nga Amerika Latine në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë