Shendet

Pse nuk mjafton vetëm vaksina për të mposhtur Covid-19?

Sytë e të gjithëve janë te vaksina anti-Covid-19, por duket se ajo nuk është e vetmja zgjidhje për të mposhtur virusin.
Eksperti i shëndetit publik, Ilir Alimehmeti ka shpjeguar se për mjekët dhe popullatën efekti i vërtetë i vaksinës është ai absolut.
Ai ka ka folur edhe më herët në një intervistë për gazetën "Si" për efektivitetin e secilës prej vaksinave  që janë konfirmuar deri më tani 95 përqind efektive.
Sipas ekspertit efikasiteti absolut varet nga NNV(është numri i personave që duhen vaksinuar në mënyrë që të evitohet një infektim i vetëm).


Sipas epidemiologut për secilën nga vaksinat, vlerat janë:
-Duhen vaksinuar 153 vetë që të evitojmë 1 infektim të vetëm nga SARS-CoV-2. (Pfizer)
-Po të përsërisim të njëjtat llogari për rastet e rënda gjejmë se:
- Duhen vaksinuar 3663 vetë që të evitojmë 1 infektim të vetëm të rëndë nga SARS-CoV-2. (Pfizer)
-Po të përsërisim llogaritë për të dhënat paraprake të Modernës (8 raste në krahun e vaksinuar dhe asnjë i rëndë, dhe 86 raste në krahun e pavaksinuar me 11 raste të rënda) që është studiuar mbi 30.000 persona gjejmë se:
-Duhen vaksinuar 176 vetë që të evitojmë 1 infektim të vetëm nga SARS-CoV-2. (Moderna)
-Duhen vaksinuar 1364 vetë që të evitojmë 1 infektim të vetëm të rëndë nga SARS-CoV-2. (Moderna).
Më tej epidemiologu shkruan se ngutja për të trefuar të dhënat dëmton saktësinë e raportimit përfundimtar.
"Së pari, periudha e studimit nuk ka përfunduar dhe, mendohet/shpresohet, se këto shifra do të jenë më të favorshme në përfundim.

Së dyti, rastet e rënda duan disa ditë/javë për t’u zhvilluar dhe kërkuesit thjesht nuk e kanë pritur këtë kohë.
Së treti, nevojiten të paktën 2 muaj ndjekje klinike për të dhënat mbi sigurinë përpara se të aplikohet në FDA për marrjen e autorizimit të emergjencës. Pra, si gjithmonë monedha ka dy anë, të cilat janë pjesë përbërëse e të njëjtës monedhë.," shkruan më tej eksperti në një status në FB.
Gjithashtu, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH) dhe ekspertë të tjerë janë shprehur se vetëm vaksina nuk mjafton për të kaluar Covid-19.

"Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t'i zëvendësojë ato," është shprehur drejtuesi në një takim mr Këshillin Ekzekutiv të OBSH-së.
Disa herë ekspertët e organizatës janë përpjekur të shmangin entuziazmin e shtuar për vaksinën, pasi sipas tyre nuk është parë ende diçka përfundimtare dhe 100% e saktë. Ata kanë shprehur shqetësimin se një vaksinë mund të zhdukë Covid-19, por mund të krijojë një pandemi edhe më të madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë