Mode

Pse nuk është moda e qëndrueshme më e përballueshme?

Përkundër kërkesës në rritje për veshje eko-miqësore, shumica e konsumatorëve nuk duan të paguajnë më shumë për të. Pra, cila është zgjidhja?
Nëse nuk blini gjëra të dorës së dytë ose të cilësisë së mirë, moda e qëndrueshme shpesh vjen me një çmim të shtrenjtë por duke marrë parasysh ndikimin e jashtëzakonshëm mjedisor të industrisë së modës, është jetike që veshjet ekologjike të mos mbeten një luks i disponueshëm vetëm për disa, sidomos kur kërkesa për to është rritur me pandeminë aktuale që duket se po i bën njerëzit më të vetëdishëm për rëndësinë që ka natyra.
Një studim i kryer në prill zbuloi se 67% e konsumatorëve e konsiderojnë përdorimin e materialeve të padëmshme për mjedisin si të rëndësishëm kur blejnë rroba, ndërsa 63% gjithashtu shikojnë mënyrën se si një markë e promovon materialin .
 Problemi? Më pak se një e treta e konsumatorëve janë të gatshëm të paguajnë më shumë për produktet ekologjike, sipas një raporti.
 "Ekziston një perceptim se moda e qëndrueshme është e shtrenjtë, ky nuk është domosdoshmërisht rasti," thotë Brittany Burns, drejtor i strategjisë dhe zhvillimit të kompanisë "Fashion For Good."
Ai thotë se moda e qëndrueshme zakonisht vjen me një çmim premium, megjithëse kjo është diçka që marka si "Ninety Percent" janë duke u përpjekur ta ndryshojnë.
 "Ninety Percent" është një markë në Londër e cila 90% të fitimeve të saj i jep për bamirësi. Ajo është një markë që shet bluzat me çmim midis 30 në 55$.
"Doja që të arrija cilësinë, të bëja të gjitha proceset në fabrikën time dhe me çmim të përballueshëm"  thotë themeluesi Shafiq Hassan.
Bërja e produkteve nuk ka qenë aspak e lehtë për markën. Hassan thotë se ato janë në gjendje t'i bëjnë me atë çmim sepse kanë fabrikën, duke shtuar se të gjithë punëtorëve u paguhet një pagë e mirë.
Veshjet e thurura, për shembull, vijnë me një çmim më të lartë (një bluzë leshi është 150$) për shkak të materialeve dhe numrit të ulët të tyre që marka po prodhon.
Markat e mëdha të tilla si HM e cila njihet si një markë që prodhon rroba ekologjike kanë një avantazh për çmimet falë vëllimit të madh të prodhimit.


Koleksioni i HM aktualisht ofron bluza me çmime nga 6.99$ deri në 19,99$.
 "Ka qenë misioni i HM për ta bërë modën e qëndrueshme të arritshme dhe të përballueshme për të gjithë," thotë Giorgina Waltier, menaxheria e HM.

Sidoqoftë, HM ka hasur në akuza nga disa njerëz që thonë se të shesësh një produkt ekologjik me çmim kaq të ulët lë vend për të dyshuar nëse produkti është realisht ekologjik.
Një shqetësim tjetër i madh është nëse punëtorët paguhen aq sa duhet duke marrë parasysh dhe çmimet e ulëta të produkteve.
Sipas "Clean Clothes Campaign" një fushatë në Londer, deri në 93%  të markave nuk i  paguajnë punëtorët aq sa duhet.
 "Kjo do të thotë që nëse paguani 3$ për një këmishë, mendoni për gjithë punën e bërë për të nxjerrë produktin përfundimtar. Kjo nuk do të thotë që një këmishë duhet të kushtojë 900$ por duhet të ketë mirëkuptim nga ana e konsumatorit." kanë thënë përfaqësuesit e fushatës.
Nga ana tjetër, logoja “blej mirë dhe blej pak” është e dobishme kur merret parasysh moda e qëndrueshme. Një nga anëtarët e fushatës thotë që nëse investoni në një veshje që mund ta vishni për shumë vite, në vend që ta vishni disa herë dhe ta hidhni poshtë, kostoja do ku duket jo e lartë kur mendoni këtë pjesë.


Burns thotë se kërkesa e konsumatorit është ajo që do ta bëjë modën e qëndrueshme të përballueshme për të gjithë, çka do të thotë se është e rëndësishme të mbështesni markat që nuk janë duke bërë aktualisht sa duhet por kanë produkte ekologjike. Kjo do të çojë markat të investojnë më shumë në materiale dhe teknologji dhe nga ana tjetër, të ketë rënie të çmimeve.

Burimi:Vogue\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë