Higjiena ishte një pjesë e rëndësishme e masave shëndetësore për të kontrolluar koronavirusin në fillim të pandemisë. Por ndërsa provat filluan të anonin nga fakti se virusi përhapet mes ajrit, fokusi kaloi te maskat dhe kohët e fundit, ventilimi.
Në të vërtetë, për disa fokusi ka kaluar aq ashpër nga transmetimi sipërfaqësor në transmetimin ajror, saqë ata tani i shohin masat higjienike si larja e duarve dhe higjenizimin e siperfaqeve si të pakuptimta.
Që prej gripit të rëndë spanjoll higjiena, dhe veçanërisht higjiena e duarve, është njohur si një masë efektive për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve infektive. Gjatë vitit të kaluar, këshillat e shëndetit publik kanë rekomanduar higjenën e duarve për të thyer ciklin e transmetimit të Covid-19 së bashku me masa të tjera, të tilla si distancimi dhe mbajtja e maskave. Ka pasur më pak përqendrim në shpjegimin se si duart mund të veprojnë si ndërmjetës për transmetimin e infeksionit.
SARS-CoV-2 është një nga koronaviruset më rezistentë dhe mund të mbijetojë në xham, çelik, kartëmonedha dhe letër deri në 28 ditë, sipas studimeve.Ne nuk jemi të sigurt se cila është doza minimale infektive e SARS-CoV-2, por raportet e fundit tregojnë se vetëm disa grimca virusi (të quajtura “virione”) janë të mjaftueshme për të infektuar një person të ndjeshëm.
Shumë infeksione fillojnë kur prekim gojën, hundën ose sytë tanë. Shkencëtarët që hulumtojnë këtë sjellje zbulojnë se njerëzit vazhdimisht prekin fytyrat e tyre. Viruset e frymëmarrjes, të tilla si gripi dhe SARS-CoV-2, ndërsa përhapen kryesisht nga spërklat e pështymës mund të përhapen gjithashtu nga duart e kontaminuara që prekin mukozën e hundës, gojës dhe syve.
Rreziku që kjo të ndodhë varet nga disa faktorë duke përfshirë shkallën e kontaminimit të duarve, shkallën e kontaktit të duarve me hundën, sytë dhe gojën tonë dhe infektivitetin e llojit të virusit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme aktualisht pasi variante të reja, të tilla si delta, me infektivitet dhe transmetueshmëri më të madhe, vazhdojnë të shfaqen.
Pasojat e prekjes së fytyrës si një potencial për vetë-infeksion me viruse të frymëmarrjes nuk është një koncept i ri. Kohët e fundit, studiuesit vëzhguan 100 video të njerëzve të rastësishëm në YouTube dhe raportuan se ata e preknin mesatarisht 22 herë në orë fytyrën. Studiuesit argumentuan se ndryshimi i sjelljes personale është një mënyrë e thjeshtë dhe me kosto efektive për të zvogëluar rrezikun e kapjes së një sëmundjeje infektive.
Dhe Organizata Botërore e Shëndetit nuk ka përjashtuar përhapjen e Covid-19 nga sipërfaqja. Edhe nëse llogaritet vetëm për një përqindje të vogël të transmetimit, e përkrhyer në shifra infeksionesh është numër i madh./The Conversation/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje