Shendet

Pse njerëzit po “dashurohen” me qymyrin e drurit

Nga Laura Daily - Ndonjëherë nuk i vëreni gjërat që janë në modë, deri në momentin që përballeni me to. Kjo më ndodhi mua kur stomatologu më këshilloi të përdorja një furçë me fije të zeza, që ishin të përbëra nga qymyri i drurit. Në fillim nuk e besoja, por më pas zbulova se furça e quajtur Oral-B, vërtetë kishte këtë përbërje. Gjithashtu bashkë me të, shiteshin edhe pastë dhëmbësh të përbëra nga ky produkt.
Ndërsa përpiqesha të kuptoja më shumë për qymyrin e drurit, shitësja e dyqanit me tregoi edhe në sërë produktesh si deodorantët, shampot, maskat për fytyrën, që ishin të përbëra nga qymyri i drurit.
Ky lloj qymyri nuk është i njëjti me atë që përdorim për ngrohje apo për pjekje. Qymyri i drurit që përdoret për këto produkte është realizuar vetëm nga djegia e drurit të ullirit, arrës së kokosit dhe bambusë. Procesi i djegies lë pas një substancë të zezë. Kjo lëndë çudibërëse ka shërbyer edhe për mjekët më përpara, të cilët e kanë përdorur për dekada të tëra si një ilaç për njerëzit e helmuar. Për shkak se qymyri nuk absorbohet nga trupi, kjo shërbente si një pastrues për trupin asokohe. Në shkrime të ndryshme më pas lexova, se ky lloj qymyri mund të përdoret edhe në filtrat ujit sepse largon kimikatet, papastërtitë dhe erën e keqe.

Kohët e fundit aftësia e qymyrit të drurit, është lidhur ngushtë edhe me industrinë e bukurisë. Ngopja e madhe e produkteve me qymyr druri ka bërë që produktet e bukurisë, të jenë shumë të shitura. Udhëheqësi i kompanisë kozmetike Biore, shpesh herë i’u thotë përdoruesve të tij që të marrin vetëm produktet që kanë ingredient kryesor qymyrin e drurit. Sipas tij, qymyri i drurit është padyshim përbërësi më i mirë për kujdesin e lëkurës.
Por a është me të vërtetë qymyri i drurit aq efektiv sa thuhet kohët e fundit?
Megan Rogge, një dermatologe në qendrën shëndetësore të Teksasit, thotë se nuk ka pasur studime të mirëfillta për të vërtetuar këtë gjë.
“Qymyri i drurit nuk është i dëmshëm për lëkurën, por nuk ka nevojë që të shpenzoni shumë para për të blerë këtë substancë sepse edhe produktet e tjera të njëjtin efekt kanë,” shprehet ajo.
Rachel Zipperian, një shkencëtar në kompaninë Protecter&Gamble, e cila është një nga kompanitë më të përfolura për përdorimin e qymyrit të drurit në produktet e saj, shprehet se ky produkt ka qenë shumë i përdorur në kohën e të parëve tanë.
“Përdorimi i qymyrit në kujdesin vetjak, është një element kryesor në produktet që kompania jonë prodhon dhe janë klientë tanë, ata qe e kanë vërtetuar se përdorimi i qymyrit është tepër efikas,” shtoi ai.

Mendimet për efikasitetin e përdorimit të qymyrit në produkte, kryesisht në pastat e dhëmbëve janë të ndryshme
Benjamin Schwarts, një profesor në universitetin e Mjekësisë në Nju Jork thotë, se pasta e dhëmbëve me qymyr druri për të zbardhur dhëmbët është efikase, por duhet të përdoret vetëm një herë në javë dhe jo në përdorim të përditshëm. Ai u shpreh se qymyri ka vetitë që të pastrojë në thellësi dhe mund të dëmtojë mishin e dhëmbëve. Sipas tij duhet të kontrollohen vazhdimisht ingredientët në pastat e dhëmbëve, pasi mund të ketë edhe kompani që mashtrojnë.
Ashtu si me kujdesin e lëkurës, nuk ka asnjë studim që të tregojë se përdorimi i produkteve të qymyrit nuk ka ndonjë efekt anësor për shëndetin oral. Të dhënat e fundit në vitin 2017 nga gazeta e Shoqatës Amerikane të Stomatologeve, treguan se nuk ka informacione të mjaftueshme laboratorike për të vërtetuar efikasitetin e qymyrit. Por, dobësia e mbështetjes shkencore për përfitimet shëndetësore, duket se nuk e ka ndikuar në shitjet e këtij produkti. Qymyri është duke u shtuar edhe në ushqime të ndryshme si akullore dhe kafe, duke i bërë ato të duken më tërheqëse.

*Gazetare e cila mbulon rubrikën e mirëqenies dhe shëndetit në "The Washington Post".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë