Shendet

Pse njerëzit nuk i njohin ende pilulat kontraceptive për meshkuj

Shkencëtarët kanë mundur të realizojnë kontraceptivë për meshkujt. Pilula e cila këshillohet të merret një herë në ditë, përmban hormone të cilat ndalojnë prodhimin e spermës.
Kontraceptivët për femra u krijuan në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 50 vjet më parë, kështu që nuk ka pse të jetë e çuditshme krijimi i pilulave të tilla edhe për meshkujt.
Në fakt krijimi i tyre është realizuar që prej vitit 2011, por askush nuk ka dëgjuar për to pasi cilësohen si jo efektive nga kompanitë farmaceutike.
Një studim i dytë në Universitetin e Uashingtonit, tregoi se kjo pilulë është bashkimi i dy hormoneve në një të vetme të cilët ulin aktivitetin prodhues të spermës. Biologjikisht, sfida më e madhe për shkencëtarët ishte të krijonin një pilulë që nuk do të ndikonte në aktivitetin seksual.
Hulumtuesit shprehen se pilula është e studiuar mirë dhe do të rezultojë e suksesshme, edhe pse shumë njerëz nuk besojnë në efikasitetin e saj.
Testi fillestar për efektin e pilulës u zhvillua tek 40 burra të cilët u ndanë në dy grupe. 10 prej tyre morën pilulën që ka dalë në treg, ndërsa 30 të tjerët morën pilulën eksperimentale. Rezultatet ishin se 10 burrat e parë, në një kohë shumë të shkurtër, kishin një rënie të nivelit të hormoneve në prodhimin e spermës, pa pasur asnjë efekt anësor.

Studiuesja Christina Wag dhe kolegët e saj janë të ngazëllyer për gjetjen e re. “Rezultatet tona tregojnë edhe një herë se kjo pilulë, do të zvogëlojë prodhimin e spermës duke ruajtur të njëjtin aktivitet seksual,” tha ajo.
Sipas saj, përdorimi i këtij produkti mund të merret në formë pilule ose në formë xheli, të cilin përdoruesit duhet ta aplikojnë çdo ditë tek shpatullat, në mënyrë që hormonet të absorbohen përmes lëkurës.
“Hormoni i progestinës në xhel ndalon prodhimin e testosteronit natyror në testikuj, duke reduktuar prodhimin e spermës në nivele të ulëta,” shprehet ajo.
Ndërsa, profesori Wang Stephanie dhe kolegët e tij në universitetit e mjeksisw në Uashington mendojnë se është më mirë që burrat ta marrin në formën e pilulës këtë produkt.
Por, shqetësim për hulumtuesit është se industritë farmaceutike nuk kanë bërë asgjë deri më tani që bota të njohë efektin e kontraceptivëve për meshkujt.
Pedagogu Richard Anderson, nga universiteti i Edinburgut, shprehet se është një përgjegjësi e tyre për t’u treguar njerëzve dobitë e këtij produkti. “Unë nuk mendoj për formën që mund të merret ky produkt, pilulë apo xhel. Duhet që të nxisim industritë farmaceutike të nxjerrin në treg këtë produkt, pasi që prej studimit nuk shikojmë asnjë interes nga njerëzit,” shtoi ai.
Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin e Sheffield, shprehet se do të ketë shumë interes nga njerëzit nëse industritë nxisin shitjen e produktit.
“Për fat të keq , deri tani nuk ka pasur interes nga kompanitë farmaceutike për të sjellë një pilulë kontraceptive për meshkujt në treg, për arsye që ende nuk i dimë, por mendoj se ky fakt ndikon më shumë tek biznesi i tyre se sa tek shkenca,” shton ai. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë