Mjedis

Pse njerëzit nuk i njohin bimët?

Një fenomen i quajtur “verbëria ndaj bimëve” nënkupton që nuk duhet, të nënvlerësojmë florën rreth nesh. Kjo mund të këtë pasoja shkatërruese jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin e njeriut.
Cila është kafsha e fundit që keni parë? A mund ta kujtoni se çfarë ngjyre ishte? A do e dallonit lehtë nga kafshët e tjera? Është shume e sigurt që do të kishit një përgjigje për këto pyetje, por nëse ju pyesin se cila është bima e fundit që keni parë, shumë pak njerëz do mund të përgjigjen.
Në mendjen e njerëzve imazhet e kafshëve janë të qarta, ndryshe nga ato të bimëve. Njerëzit i njohin kafshët sepse janë krijesa të gjalla, ndërsa nuk e din 137 që edhe bimët janë gjithashtu të gjalla. Testet e kujtesës gjithashtu, tregojnë se njerëzit kujtojnë më shumë veçoritë e kafshëve sesa të bimëve. Kjo tendencë është aq e përhapur sa Elizabeth Schussler dhe James Wandersee, dy pedagogë biologjie, krijuan termin “verbëria ndaj bimëve”. Ata e përshkruan këtë term si pamundësia për të parë ose njoftuar bimët në mjedisin e vet.
Kjo është diçka problematike, sepse njerëzit nuk dinë të kujdesen për to, por edhe të mbrohen prej tyre. Kërkimet e bimëve janë shumë kritike për zbulimet shkencore, nga kulturat më të vështira të ushqimit deri tek ilaçet më efektive. Më shumë se 28.000 bimë përdoren për medikamente, duke përfshirë këtu ilaçet për sëmundjet e zemrës dhe produktet e kujdesit vetjak.

Eksperimenti mbi bimët gjithashtu ofron një përparësi etike mbi disa forma të testimit të kafshëve, teknikat e gjithanshme në fusha si redaktimi i gjeonomit mund të përpunohen duke përdorur bimë të cilat janë të lehta dhe të lira për t’u rritur. Për shembull, sekuenca e gjenomit të Arabidopis, një bime që tashmë është kthyer e rëndësishme për shumë kërkime të biologjisë, ishte një pikë referimi jo vetëm në gjenetikën bimore, por edhe në redaktimin e gjenomit në përgjithësi.
Truri i njerëzve kryesisht është një detektor ndryshimi sipas Schussler dhe Wandersee. Për shkak se bimët lëvizin pak, rriten në afërsi të njëra-tjetrës dhe kanë të njëjtën ngjyrë, truri ynë nuk arrin t’i klasifikojë.
Në shoqëritë njerëzore ekziston gjithashtu një përforcim i idesë së kafshët janë në thelb më interesante se bimët. Shpesh herë në i emërojmë kafshët dhe i japim atyre karakteristika njerëzore, ndërkohë që bimët pak i njohim. Ka shumë lloje bimësh të cilat mund të jenë vdekjeprurëse, nëse nuk di si t’i përdorësh.
“Shumica prej nesh ndjehen sikur dinë gjithçka, ne kemi lexuar për veçoritë ë arinjve polar, për peshqit, për rrezikun që na kanoset nga luanët, por nuk besoj se ndonjëri ka lexuar për lulen Amoena apo për bimën “Castor Ben”, të cilat vetëm nëse i prek mund të të marrin jetën,” shprehet Kathryn Wlliams, pedagoge e mjedisit në universitetin e Melburnit.

Gjithashtu, ajo shprehet se njerëzit janë të prirur të kujdesën për speciet të cilat kanë karakteristika të ngjashme me ta.
Një nga çelësat për reduktimin e fenomenit të “verbërisë ndaj bimëve” është shumëllojshmëria e mënyrave që mund të shohim bimët. Sipas Schusler, i cili është profesor biologjie në universitetin e Tennesse, Knoxville, kjo gjë duhet të fillojë herët, përpara se studentët të mbarojnë të gjithë fakultetin dhe të mos kenë njohuritë e duhura.
Një projekt i shkencave qytetare që synon të ndihmojë në këtë gjë është “TreeVersity”, i cili fton njerëzit e zakonshëm në kopshtin botanik që përdorët për studime në universitetin Harvard, për të njohur bimët dhe për të ditur cilësitë e tyre.
“Ndërveprimet e përditshme me bimët janë strategjia më e mirë,” thotë Schussler. Ndër të tjera ajo shprehet se duke folur për kujdesin e bimëve në parqet lokale apo edhe kopshtari të ndryshme, njerëzit do të sensibilizohen më shumë.
Pra, verbëria ndaj bimëve nuk duhet të jetë as universale dhe as e pashmangshme. Ekspertët shprehen se furnizimi me ushqim në botë është duke u përballur me më shumë sfida se kurrë, për shkak të kombinimit të rritjes së popullsisë, mungesës së ujit, tokës bujqësore të reduktuar dhe ndryshimet e klimës. Përmes kërkimit mbi biokarburantët, bimët janë gjithashtu, burimi i rëndësishëm i energjisë së rinovueshme. Kjo do të thotë së është e rëndësishme t’i njohim bimët dhe të dimë veçoritë e tyre. E ardhmja jonë varet nga ato./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë