Mode

Pse njerëzit me aftësi të kufizuara janë harruar nga industria e modës

Në vitet e fundit, qëndrueshmëria është bërë kryefjalë në modë pasi konsumatorët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga shitësit me pakicë. Kërkimet për termin dhe fjalët kyçe të lidhura me qëndrueshmërinë u rritën me 75 përqind në 2019 në platformën e modës Lyst, ndërsa tregu i veshjeve të dorës së dytë parashikohet të jetë 1.5 herë më i madh se moda e shpejtë deri në 2028.

Këto hapa drejt një tregu më të qëndrueshëm janë në mënyrë të padiskutueshme pozitive për mjedisin, punëtorët e veshjeve dhe konsumatorët por disa grupe po lihen jashtë loje.

Ndërsa njerëzit e shëndetshëm përpiqen të gjejnë produkte të dorës së dytë ose të qëndrueshme në madhësitë e tyre, ata me aftësi të kufizuara duket se e kanë të kotë dhe të përpiqen.

Është mjaft e vështirë për ata me aftësi të kufizuara të gjejnë rroba elegante, të rehatshme dhe të duhurat për ta. Moda adaptive është një term i përdorur për të përshkruar veshjet e krijuara për njerëzit që kanë vështirësi të vishen vetë.

Ka zgjidhje të lehta si mbyllje magnetike në vend të butonave, zinxhirë të vecantë dhe ngjitëse në vend të kopsave. Zgjidhje jetike për të siguruar rehati, lehtësi kur vishen për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Është thelbësore që njerëzit me aftësi të kufizuara të kenë akses në veshje dhe shtëpitë e modës po I injorojnë nevojat e tyre.

Emri më i madh deri më tani që është kujdesur për personat me aftësi të kufizuara është Tommy Hilfiger, i cili ka një koleksion adaptiv të disponueshëm për të blerë në internet.

Sidoqoftë, ka disa marka pioniere të modës që kanë identifikuar hendekun në treg dhe kanë krijuar veshje që janë edhe adaptive edhe të qëndrueshme.

Stilistja Victoria Jenkins themeloi Unhidden Clothes në 2017 me një vizion për të sjellë ekskluzivitetin, stilin dhe qëndrueshmërinë në modën adaptive. Koleksioni është bërë tërësisht nga lëkura të kafshëve të ngordhura dhe përbëhet nga pesë veshje për femra dhe pesë veshje për burra.

Çdo produkt është dizejnuar me kujdes, duke siguruar që çdo trup të mund të kënaqet duke e veshur, diçka që shumë marka të modës nuk arrijnë ta bëjnë.

Victoria pa mungesën e veshjeve të duhura për njerëzit me aftësi të kufizuara tre vjet më parë, kur ajo takoi një grua në spital e cila u detyrua të hiqte të gjitha rrobat e saj për t'u ekzaminuar nga mjekët.

“Puna ime si stiliste është ndërtimi i rrobave, kështu që mendova se duhet të ketë mënyra për të rregulluar problemin dhe fillova ta shikoj. Nuk kishte asgjë në dispozicion dhe nëse kishte, nuk ishte aspak elegant. Për më tepër, nuk kishte asgjë të qëndrueshme për këtë”, thotë Victoria.

Për fat të mirë, ka pasur një ndryshim të ngadaltë, por të qëndrueshëm në mundësinë e modës adaptive në vitet e fundit.

‘So Yes’ është një markë tjetër e modës për personat me aftësi të kufizuara, e themeluar në Belgjikë nga ish Terapistet Jessie Provoost dhe Sofie Ternest.

Pasi vunë re se pacientët me aftësi të kufizuara luftonin për të veshur veshje, Provoost dhe Ternest bashkuan njohuritë dhe përvojën e tyre dhe themeluan So Yes në 2016. Ata tani kanë një koleksion të veshjeve për burra dhe veshje të grave që përbëhet nga pantallona dhe funde të posatshme për njerëzit në karrocë, pantallona elastike dhe xhaketa me zinxhirë magnetik , të gjitha bërë dhe dizajnuar në shtëpi.

Markat e tjera zgjedhin të përqendrohen në një produkt specifik që mund të përshtatet për personat me aftësi të kufizuara.

Për xhinse ekologjike për burra dhe gra, marka britanike ‘I Am Denim’, ofron xhinse që janë posaçërisht për ata që kanë bërë operacion abdominal ose kanë vuajtur nga hernia.

Secila palë xhinse është e integruar me Ultimate Tummy Control Technology, e cila ofron rehati kur përkulen ose kur lëvizin shumë. “I Am Denim” gjithashtu ofron një pale xhinse posaçërisht për gratë pas lindjes, të përshtatshme për pas operacionit, pas shtatzënisë, shtim në peshë dhe shenja të strijave.

Po këpucët?

Këpucët Friendly zgjodhën të përqendroheshin në këpucë ekologjike dhe adaptive, duke ofruar këpucë të rehatshme dhe me stil që janë të lehta për të ecur dhe ndalur. Marka u themelua nga Joseph DiFrancisco, një tjetër ish Terapist i cili u trondit kur pa shumë njerëz që e kishin të pamundur të vishnin këpucët e tyre.

Çdo palë është krijuar posaçërisht për njerëzit që kanë vështirësi në lëvizje, duke përdorur zinxhirë për të mundësuar veshjen e lehtë.

Pastaj janë rrobat e banjës. Rroba banje MIGA, të cilat inkurajojnë gratë me probleme, aftësi të kufizuara dhe sëmundje kronike të ndihen të sigurta dhe komode duke krijuar rroba banje adaptive të bëra nga fijet e rigjeneruara poliamide. Çdo veshje vjen me një letër që përshkruan historinë e saj, duke ofruar një detaj personal për çdo blerje.

Ndërsa moda ka një rrugë të gjatë për të bërë për tu bërë gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, shumë biznese të vogla janë më të informuar për atë që u duhet atyre me aftësi të kufizuara.

Këto marka tregojnë se është e mundur që cdo njeri të vishet bukur dhe të jetë rehat, pavarësisht problemeve që mund të kenë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë