Shendet

Pse ndihemi të shqetësuar se po kthehemi në normalitet?

Masat e izolimit janë lehtësuar dhe të gjithë po kthehen ne punë. Por a ndjeheni të shqetësuar se po ktheheni në normalitet?
Që kur ishim të kufizuar në fillim në shtëpi, ne kishim ëndërruar për kthimin në jetën normale. Ne duam të vizitojmë baret, teatrot apo dyqanet tona të preferuara dhe befas ndjemë një nostalgji të çuditshme për të marrë trenin, për të provuar rroba të reja apo edhe për të shtrënguar duart. Por ndërsa masat e izolimit kudo në botë po izolohen dhe bizneset po nisin të funksionojnë si normalisht, shumë prej nesh po përballen me një dilemë marramendëse, të ndjehen të shqetësuar apo të jenë të lumtur.
Ne nuk mund të parashikojmë saktësisht se si vendet e punës do të ndryshojnë për të luftuar rreziqet e koronavirusit.
Çfarë, saktësisht, na shqetëson për kthimin tonë të afërt në punë?
Karen Cassiday, psikolog klinik David Rosmarin, themelues i Qendrës për Ankthin në Nju Jork shpjëgojnë se kjo gjendje është normale.
Izolimi është duke përfunduar, por pse nuk po kërcej nga gëzimi?
“Për muaj të tërë, ne jemi rrethuar nga një pasiguri e lartë ekzistenciale, e cila ka rezultuar në një stres shumë të madh.Ne kemi përjetuar një nivel të lartë t stresit dhe kjo na ka bërë të jemi të lodhur, të trishtuar, të irrituar dhe të lodhur,” thotë Cassiday.
Këto ndjenja nuk do të zhduken në mënyrë magjike kur të hiqet izolimi. Kjo do të ndodhte një ditë, por për shumë prej nesh ideja për të rifilluar rutinat tona nuk po ngjall pozitivitet.
“Kur trajtojmë një problem, të kesh një rol të përcaktuar mund të na bëjë të ndjehemi sikur jemi më shumë në kontroll të situatës,” shton Cassiday.

A është mirë të ndjeheni paksa të lodhur emocionalisht?
“Patjetër,” thotë Rosmarin.
Edhe pas hapjes së izolimit ai pret që ë simptomat e depresionit, ankthit, nervozizmin dhe madje edhe zemërimin të vazhdojnë për disa muaj në shumë raste të shkaktuar nga problemet e marrëdhënieve.
“Ka tendenca të qarta që grindjet martesore dhe abuzimi në familje janë në rritje,” thotë Rosmarin.
Për miliona njerëz që kanë humbur punën ose janë përleshur, pasiguria financiare ka intensifikuar vetëm lodhjen emocionale. Prindërit duhet të vendosin kur fëmijët duhet të kthehen në shkollë dhe nëse shkollat po hapen.
“Ne duhet të shpenzojmë më shumë kohë vetëm për të bashkëvepruar në video-konferencë sesa do të ishim ballë për ballë ose në një telefonatë. Stresi që vjen nga këto lloj ndërveprimesh gjithashtu rrit nivelin e kortizolit tonë, i cili nga ana tjetër mund të prishë cilësinë e shton ajo,”shton Rosmarin.

Cilat janë mënyrat më të mira për të trajtuar ankthin gjatë kësaj periudhe?
Kur rifillojmë rutinën tonë, duhet të kujtojmë se përpjekja për të minimizuar ankthin për tranzicionin do ta vështirësojë këtë gjë.
“Truri dhe trupi nuk mund të tregojnë ndryshimin midis një alarmi të rremë dhe një alarm të vërtetë për rrezikun,” shpjegon Karen Cassiday
Cassiday thotë se ne gjithashtu duhet të kuptojmë se “truri dhe trupi nuk mund të mësohen me ndryshimin menjëherë. Duke pranuar se ankthi është një sinjal për një rrezik të mundshëm dhe jo domosdoshmërish një kërcënim të menjëhershëm për sigurinë tonë, ne mund të fillojmë të përdorim teknika relaksimi si joga, meditim ose lutje për të qetësuar ndjenjën. Burimi: BBC/ Përktheu: Gazeta “Si”.

Më Shumë