Shendet

Pse mjekët po i nxisin prindërit t’ua ruajnë dhëmbët e parë fëmijëve ?

E mbani mend të parin dhëmb qumështi që ju ka rënë? Për disa ka qenë e frikshme dhe e dhimbshme, ndërsa të tjerë kanë marrë dhuratë nga Zana e Dhëmbit. Disa prindër i ruajnë dhëmbët e rënë të fëmijëve. Megjithëse kjo mund t’ju tingëllojë e çuditshme, ka një arsye pse ia vlen ta bësh. Dhe është shkencore.

T’i ruash dhëmbët për qelizat dentare

Mund të ketë disa arsye për një prind që nuk e hedh tutje dhëmbin e rënë të fëmijës. Megjithatë, një arsye për ta ruajtur ka lidhje me shëndetin e ardhshëm të vogëlushit. Shkencëtarët rekomandojnë t’i ruash dhëmbët e  rënë për të nxjerrë qeliza staminale, dentare, prej tyre. Më vonë, këto qeliza mund edhe të shpëtojnë jetën e një njeriu.

Çfarë janë qelizat dentare dhe si i ruajmë?

Të gjithë përbëhemi nga grimca elementare të quajtura qeliza. Trupi ynë është i ndërtuar prej tyre në të njëjtën mënyrë si shtëpia është e ndërtuar prej tullave. Qelizat ndahen në tre grupe të ndryshëm dhe secili ka një funksion të veçantë. Qelizat staminale janë qelizat e reja, që më pas rriten në një prej atyre grupeve.

Qelizat e gjakut rriten dhe zhvillohen në një pjesë të ngjashme me sfungjerin,  të quajtur palca e kockës. Qelizat staminale mund të merren nga dhëmbët, si edhe nga pjesë të tjera të kockës. Mbani mend, dhëmbët duhet të ruhen në mënyrën e duhur, që të jenë të dobishëm. Mjekët dhe shkencëtarët përdorin një sërë llojesh teknologjike për të ruajtur dhe më vonë prodhuar qeliza staminale.

Si mund të ndihmojnë ato?

Qelizat staminale mund të riprodhojnë çdo lloj tjetër qelizash në trup.  Kështu, mund të zëvendësojnë të dëmtuarat. Kërkimet tregojnë se qelizat staminale mund të ndihmojnë në luftimin e kancerit. Studime po kryhen edhe në zbulimin e potencialit të qelizave staminale, në trajtimin e sëmundjeve të tjera, si për shembull infarkti kardiak.

Kini parasysh se disa studime mund të përfundojnë pa sukses dhe duhet të siguroheni që mjekët në klinikë janë profesionistë të vërtetë. Nëse ju është përshkruar terapia e qelizave staminale, kontrolloni me Shoqatën Ndërkombëtare për Kërkimin e Qelizave Staminale për të zbuluar më shumë rreth rreziqeve të mundshme. Ato gjithashtu kanë një listë pyetjesh për t’ia adresuar mjekut përpara trajtimit.

Bonus: Rrisni kreativitetin te fëmijët duke përdorur dhëmbët e tyre

Mund t’ia ruani dhëmbët që ata t’i përdorin më vonë, në projektet shkencore në shkollë. Çdo gjeni i ardhshëm ka nevojë për diçka,  me të cilën të nisë. Eksperimentoni bashkë me ndikimin që kafeja, sheqeri apo coca-cola kanë në ngjyrën dhe trashësinë e dhëmbit. Nëse nuk ju pëlqen ideja e ruajtës së dhëmbëve mund t’i hidhni tutje ose t’i groposni në kopsht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë