Shendet

Pse mjekët na këshillojnë të shmangim prekjen e syve?

Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës, këto janë këshillat që dëgjojmë çdo ditë.
"Nëse dikush teshtin në fytyrën tuaj ose nëse prekni një sipërfaqe të kontaminuar dhe pastaj fërkoni sytë kjo do të ju dëmtojë vërtetë" thotë Jessica Belser, mikrobiologe.
Sipas saj të gjithë mund të marrim koronavirusin e ri nëpërmjet syve. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes syve dhe hundës që mund të çojë në infeksionin e frymëmarrjes dhe viruset mund të infektojnë dhe sytë, sëmundja e cila quhet konjuktivi i syve.
Sytë kanë mekanizma mbrojtës natyral siç janë lotët për të qetësuar irritimet dhe ndërmjetësuesit imunitar për të luftuar viruset, por këto të fundit mund të përfitojnë nga sytë në disa mënyra. Ato mund të lidhen me proteina në sy, të cilat janë të ngjashme me ato të hundës dhe fytit. Atëherë, ata mund të hyjnë (infektojnë) qelizat dhe të përsërisin veten e tyre. Viruset gjithashtu mund të udhëtojnë me lotët nëpër vrimave të vockla nën qepalla dhe poshtë kanalit që gjendet në hundë.
Historia e Covid-19 sëmundja e shkaktuar nga një koronavirus i ri, që është larg nga përfundimtarja. Por studimet e vëzhgimit tregojnë që mbrojtja e syve zvogëlon transmetimin. Shkencëtarët dinë shumë më tepër për viruset e tjera, siç janë ato që shkaktojnë grip dhe ftohje.
Belser studion viruset e gripit dhe ka demonstruar se ekspozimi ndaj syve mund të rezultojë edhe në sëmundje të frymëmarrjes.

"Gripi mund të shkaktojë konjunktivit dhe infeksion të frymëmarrjes," thotë Sonal Tuli, okulist në universitetin e Florida. E njëjta gjë është e vërtetë për adenovirusin, një shkak i zakonshëm i ftohjes dhe bronkitit.
Konjunktiviti është një sëmundje që pezmaton e mukozat e syrit. Mund të shkaktohet nga viruset, bakteret, ose alergjenët.
Mjekët thonë se konjunktiviti bakterial është më pak i zakonshëm dhe karakterizohet nga një kore, rreth syrit, ndërkohë që antibiotikët nuk funksionojnë në rehabilitimin e sëmundjes. Në këtë rast lotët artificial dhe kompresat me ujë të ftohtë mund të jenë qetësues. Ekspertët shpjegojnë se konjuktivi viral dhe ai bakterial janë që të dy ngjitës dhe kjo është arsyeja pse këshillohet vazhdimisht në këtë kohë që të mos i prekni sytë.
Shumë kimikate mund të irritojnë sytë gjithashtu, siç janë detergjentet dhe dezifektanti i duarve. Mjekët thonë se alkooli, përbërësi kryesor në pastrimin e duarve mund të shkaktojë acarim të konsiderueshëm dhe dëmtimin e sipërfaqes së syrit. Disa sëmundje autoimune, të tilla si artriti reumatoid dhe lupus, gjithashtu mund të shkaktojnë skuqje të syve.
Burimi: The Washington Post/ Përktheu: Gazeta “Si”

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë