Teknologji dhe Inovacion

Pse llambat LED nuk i përmbahen gjithmonë udhëzuesve për jetëgjatësinë e tyre

Kur llambat LED zëvendësuan llambat e vjetra, “u premtua” se do të ishin më efikase dhe jetëgjatë.

Sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, LED-ët përdorin të paktën 75% më pak energji sesa llambat normale dhe zgjasin deri në 25 herë më shumë.

Por nuk është e qartë se sa kohë zgjasin dritat LED jashtë kushteve ideale të laboratorit, dhe në rrethana të caktuara, ato mund të mos jetojnë më shumë se llambat tradicionale.

"Janë krijuar shumë pritshmëri që nëse blini një llambë LED, nuk keni pse ta ndryshoni kurrë", tha Nadarajah Narendran, drejtoreshë e kërkimit në Qendrën Kërkimore të Ndriçimit të Institutit Politeknik Rensselaer.

Ajo thotë e është koha që të rishihen ato pritshmëri.

Kur një llambë normale digjet, ajo fiket me një kërcitje dhe filamenti i saj i ndezur këputet.

Diodat që lëshojnë dritë, përbërësit që sigurojnë ndriçim në llamba LED, janë të ndryshme. Në vend që të fiken direkt, ato fillojnë të zbehen me kalimin e kohës dhe sipas standardeve të industrisë, “dobishmëria” e tyre mbaron kur drita e tyre zvogëlohet me 30%.

Nuk ka asnjë mënyrë të përshtatshme për ta matur këtë në shtëpi dhe e vetmja mënyrë për t’a kuptuar është se kur nuk ka më dritë aq sa duhet, është koha për ta zëvendësuar.

Për të ndihmuar konsumatorët të dinë se çfarë të presin, Komisioni Federal i Tregtisë kërkon nga prodhuesit të printojnë në letrat e përmbajtjes në paketën e produktit LED jetëgjatësinë e tyre.

Në përgjithësi, periudha shprehet në orë ose vite dhe supozohet se llamba duhet të sigurojë tre orë ndriçim çdo ditë.

Jetëgjatësia përcaktohet duke testuar paketat individuale LED në një laborator. Çdo paketë përmban një çip LED. Sipas Narendran, në përputhje me standardet e vendosura nga Shoqëria Inxhinierike Ndriçuese, temperatura e ambientit në laborator është 75 gradë celcius dhe dritat LED funksionojnë vazhdimisht, pa u ndezur dhe fikur, për 6000 orë.

Nëse një llambë ka një jetëgjatësi të vlerësuar prej 10.000 orësh, kjo do të thotë që analiza laboratorike zbuloi se 50% e produkteve të testuara do të zgjasnin aq gjatë në kushtet e funksionimit dhe kriteret e dështimit të përcaktuara nga prodhuesi.

Një llambë e certifikuar nga “Energy Star”( një program i drejtuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Departamenti i Energjisë për të promovuar efikasitetin e energjisë) mund të ketë një jetëgjatësi të vlerësuar prej 20.000 orësh, ose rreth 18 vjet bazuar në tre orë përdorimi çdo ditë.

Por në përdorim të zakonshëm, deri në një duzinë LED mund të lidhen në një seri brenda një llambe; një ose më shumë llamba mund të jenë të mbyllura në një pajisje ndriçimi që pengon qarkullimin e ajrit dhe dritat mund të ndizen dhe fiken shumë herë në ditë, të gjitha kushtet që mund të bëjnë që LED-ët të zbehen më shpejt se sa thuhet.

"Si dhe ku përdorni një llambë ndikon në jetëgjatësinë e saj dhe gjithmonë negativisht. Zvogëlon jetëgjatësinë", tha Narendran.

Degradimi i lumenit shpesh vjen nga efektet e nxehtësisë dhe lagështisë ose problemeve të furnizimit me energji elektrike, kur dritat janë fikur dhe ndezur”, tha Narendran, por përbërësit e tjerë në llambë gjithashtu mund të dëmtohen, duke çuar në një jetë më të shkurtër të LED-eve.

Nëse procedurat e testimit do të rishikoheshin për të marrë parasysh të gjitha këto kushte, do të ndryshonte vlerësimet e jetëgjatësisë.

"Duke i llogaritur të gjitha, mund të zbulohet se jetëgjatësia e LED nuk është 20 vjet", tha Narendran.

Ajo thotë së në disa raste, një llampë LED mund të zgjasë më pak se një llampë normale.

Në krahasim, llambat normale mendohet të zgjasin 1000 orë.

Në qershor, pas rishikimit të raporteve të botuara në të gjithë botën në revista dhe konferenca që nga viti 2011, Narendran dhe kolegët e saj, të cilët kanë studiuar jetëgjatësinë e llambave LED që nga viti 1999, pohuan se ato kanë potencialin për jetëgjatësi më të lartë se cdo llambë tjetër.

Por, ata thane se, në vend që të vlerësohen llambat LED për gjatësinë e kohës që i duhet një komponenti të vetëm, diodat që lëshojnë dritë, për të degraduar, industria duhet të përcaktojë "jetën e sistemit LED" dhe të zhvillojë një test përkatës për të vlerësuar me saktësi jetëgjatësinë e saj.

"Testimi i një LED individual është shumë i ndryshëm sesa kur gjithçka testohet së bashku si një llambë", tha Narendran.

"Ajo që konsumatorët duhet të kuptojnë është se nëse blini llamba LED dhe i vendosni në një llampazhur tavoline ku ka ajrosje, ndryshe nga një pajisje ku llamba është bllokuar me një sasi të kufizuar ajri, llamba e tryezës do të zgjasë aq sa thuhet në udhëzues, nëse nuk e ndizni dhe fikni shumë herë".

Rishikimi i udhëzuesit është kërkuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, një grup që përfshin 30 vende anëtare, i krijuar në 1974 për të promovuar politikat e qëndrueshme të energjisë. Qëllimi ishte të ndihmoheshin rregullatorët të vendosnin kërkesa kuptimplote të jetëgjatësisë se llambave LED.

Burimi: Wall Street Journal. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë