Mode

Pse Levi’s pushtoi modën këtë verë

Levi’s një kompani private e veshjeve amerikane e njohur për prodhimin e pantallonave xhins dhe produkteve të tjera të veshjeve, ndër të cilat përveç xhinseve, si xhaketa dhe çanta, ka edhe një gamë të gjerë të veshjeve të tjera, duke përfshirë këpucë, xhaketa dhe bluza.

Nuk është çudi që bluza Levi's ka qenë kudo në vitin 2018. Në tren, në park, në kafene, në galerinë e artit, bluzat Levi's kanë qenë kudo këtë vit. Levi’s thotë se të ardhurat nga shitjet në internet u rritën 19% në tremujorin e dytë të vitit 2018. Por pse? A mund të ndodhë që në këto kohë të tillë, një markë klasike si ajo e Levi's të ishte kaq popullore? Historikisht, Levi’s ishte rrobë që vishej në punë. Levi’s gjithashtu ka lidhje me rebelimin dhe kundërkulturën.

Po çfarë e bëri trend të verës këtë markë?

Reklamimi ndoshta ka luajtur një rol në popullaritetin e saj kohët e fundit. Në gusht të vitit të kaluar, kompania lëshoi një reklamë që tregonte njerëz nga kultura të ndryshme, më diçiturën: "Burra, gra, të rinj, të moshuar, të pasur, të varfër, të drejtë, homoseksual jetoni dhe kërceni ". Me 22 milion klikime, ajo ishte një nga 10 reklamat më të shikuara në YouTube në 2017.

Kujtojmë që kjo markë u themelua në vitin 1853 në bregun perëndimor të SHBA pas ardhjes së një emigranti gjerman Levi Strauss në San Francisko. Ajo u bë e famshme për prodhimin e uniformave të xhinseve në shkallë të gjerë, në sajë të porosive për rroba pune për punonjësit që punonin në ndërtimin e Kanalit të Panamasë. Stilet e xhinseve moderne u krijuan për herë të parë në vitet 1920 në Levi Strauss & Co. Kompania tani është në pronësi të pasardhësve, të katër nipave të Levi Strauss. Marku Levi Strauss është një lider global në shitjen e xhinseve. Kompania ka selinë e saj në San Francisko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë